Friday, February 23, 2024
spot_img

Latest Posts

Hekurudha Nish – Shkup, a e bënë “Serbinë e Madhe”?

Shkup, 24 nëntor – Ndërtimit të korridorit 8 dhe 10D jo të gjithë iu gëzuan, filluan ndaras, nga pak e nga një, e më vonë u bënë edhe një front i tërë kundër këtij projekti të dobishëm për vendin, dhe pa mëdyshje shprehin pakënaqësitë e tyre kundrejt popullit shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Ky front i pa organizuar e “shkapërderdhur” kishte arrit në atë nivel që të kundërshtojë projekte që përkrahen fuqishëm dhe maksimalisht edhe nga SHBA-të. Por, janë ca mbetje me mendësi të stërvjetëruar që tentojnë të qëndrojnë në skenën politike përmes anti-shqiptarizmit. Pra, në mungesë të programeve dhe ideve për projekte të dobishme për vendin ky front merret me projekte që tashmë kanë filluar të realizohen se sa qenkan të “rrezikshme” për vendin. Frontin kundër korridorit 8 dhe 10D e përbëjnë, VMRO-DPMNE partia më e madhe opozitare maqedonase, e Majta që nuk ka takat, dhe një politikan “jetim” pa parti Maksim Dimitirevski, të cilët ndër vite kanë dëshmuar me politikat e tyre që janë anti-shqiptarë. Dhe, tani nuk e kanë mendjen e as hallin as te buxheti për projektin e askund tjetër, por shqetësohen nga përafrimi i shqiptarëve e kishin ngritur alarme shqetësimi se përmes këtij plani po synohet “Shqipëria etnike”. Por, tani kur nënshkruhet memorandum për ndërtimin e hekurudhës Nish – Shkup, a duhet shqiptarët të ngrenë alarmin e njëjtë që ka pretendime të formimit të “Serbisë së madhe”?, shkruan Zhurnal.

Nënshkruhet memorandum për ndërtimin e hekurudhës Nish- Shkup, a duhet të shihet kjo si pretendim për krijimin e “Serbisë së Madhe”?

Ministri i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës të Serbisë, Goran Vesiq, nënshkroi një memorandum me, Blagoj Boçvarski, nga Maqedonia e Veriut për ndërtimin e hekurudhës së shpejtë nga Nishi në Shkup, për të cilën të dy vendet do të kërkojnë bashkërisht fonde nga BE-ja. Marrëveshja u nënshkrua në prani të kryeministrave të Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, Ana Brnabiq dhe Dimitar Kovaçevski.

Bërnabiq me këtë rast tha se memorandumi në fjalë si dhe panairi i djeshëm i verërave Open Balkan, kontribuon në përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Ministri Vesiq paraprakisht ka thënë se hekurudha do të modernizohet dhe do të elektrizohet, me shpejtësi prej 120 kilometrash në orë. Ai tha se është në proces projektimi i pjesës Nish – Preshevë, 135 kilometra, ndërsa partnerët e Maqedonisë së Veriut do të projektojnë rreth 50 kilometra nga kufiri deri në Shkup.

Por, një ide e tillë a mund të deformohet në atë formë që përmes kësaj hekurudhe Serbia po tenton të futet më mirë në Maqedoninë e Veriut të krijojë ura lidhëse shtesë, të cilat do ta ndihmonin dhe lehtësonin më shumë procesin e krijimit të një “Serbie të Madhe”? Sigurisht që po. Por, shqiptarët nuk merren me iluzione sepse nuk vuajnë nga asnjë kompleks.

Mbase, këtë punën e propagandës, mashtrimit, dhe pengimit dinë ta bëjnë më së miri serbët dhe maqedonasit. Ata, e dëshmuan shumë qartazi idenë dhe projektin e ndërtimit të korridorit 8 dhe 10D e panë sikurse ndërlidhje mes shqiptares dhe krijimin e hartës së Iliridës. Pra, aq thellë në palcë e kanë frikën e bashkimit të shqiptarëve saqë edhe kur bëhen projekte me intres strategjik ekonomik edhe me përkrahje të SHBA-ve, këta nacionalistët komplesiv e shohin si kërcënim.

Nga ana tjetër, shqiptarët nuk i frikësohen as maqedonasve e aq më pak serbeve, mund të ndërtojnë edhe hekurudha edhe ura e autostrada gjithçka tjetër që është e nevojshme për zhvillim të vendit. Por, që kurrë nuk shohin iluzione e nuk ndjejnë kërcënim as nga Serbia e aq më pak nga maqedonasit dhe Maqedonia e Veriut që është vend sa i maqedonasve po aq edhe i shqiptarëve.

Front anti-shqiptarë për ta penguar projektin më të madh në vend, ndërtimi korridorit 8 dhe 10D –

Në momentin që doli në pah dhe filloi projekti për ndërtimin e korridorit 8 dhe 10D nacionalistët e etnocentristët që i bashkon ideja kundër shqiptarëve dolën me teza nga më të ndryshmet që ishin edhe elemente të frikës së tyre nga bashkimi i shqiptarëve, që në fakt ky projekt nuk e kishte këtë synim. Disa e shihnin këtë projekt si eufemizëm për lidhje të territoreve të Shqipërisë së Madhe praktikisht, e disa të tjerë si pasqyrë të hartës së Iliridës.

“Dhe përfundimisht, ne jemi kundër krimit që është prezent në këtë projekt, tha Mickovski në një komunikatat e shumta që i kanë pasur si parti pas nënshkrimit të marrëveshjes për realizim zë këtij projekti. Pra, në mënyrë të vrullshme kanë reaguar nga VMRO me komunikata e deklarata të hatashme që në këtë formë kanë vulosur qëndrimin e tyre kundër këtij projekti.

Por, nuk ishte e vetme VMRO-ja në frontin kundër këtij projekti, në krah ka edhe të Majtën e Apasievit të cilët në të njëjtën vij sikurse VMRO tentojnë me çdo kusht të pengojnë dhe kundërshtojnë këtë projekt. “Korridori 8 është eufemizëm për lidhje të territoreve të Shqipërisë së Madhe praktikisht”, tha Dimitar Apasiev, kryetar i së Majtës.

Mbase Apasievi për dallim prej Mickovskit është më i drejtpërdrejt kur shpreh arsyet pse kundërshton këtë projekt, e me këtë vë në pah edhe anti-shqiptarizmin e tij. E po në të njëjtën formë u pati shprehur edhe një politikan “jetim”, Maksim Dimitrievski, kryetar i Komunës së Kumanovës.

“Ju po ndërtoni një korridor pas të cilit fshihet një narrativ, e ky është narrativi shqiptar. Ky korridor lidh një trase në relacion Shkup – Prishtinë – Tiranë. Shtrohet pyetja a është hartimi vetë korridori pasqyrë e hartës së Iliridës të cilën shumë herë deri tash e kemi parë”, ka thënë Dimitrievski.

Deklarata që përbrenda tyre më shumë përmbajnë anti-shqiptarizëm se sa kundërshtim të një projekti. Me këtë u dëshmua se u pati krijuar një front i tërë për ta penguar ndërtimin e këtyre projekteve, por që për fat të mirë të gjithë anëtarët e këtij fronti nuk janë evropian, janë vendas të cilët shpesh herë bien ndesh edhe me evropianët. Projekti për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D mbështetet fuqishëm nga SHBA-të, dhe kundërshtime e tyre me deklarata anti-shqiptare nuk çojnë pluhur aspak.

Ndryshe, nga maqedonasit shqiptarët nuk e shohin as si rrezik e as kërcënim ndërtimin e hekurudhës Nish – Shkup. Kjo edhe njëherë vërteton që shqiptarët nuk frikësohen, nuk kanë komplekse dhe janë populli më vizionarë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Pa çka se jetojnë në shtete të ndryshme e të ndarë, vazhdojnë të jetësojnë me punë idealin e tyre shekullor, luftën kundër diskriminimit dhe pabarazisë e padrejtësisë. /Zhunal.mk

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss