Monday, December 5, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Heqja e TVSH-së për ushqime gjatë fundjavës, do të ishte ndihmë reale për qytetarët

Shkup, 2 nëntor – Grupet parlamentare të partive politike qofshin ato maqedonase ose shqiptare janë të zgjedhur për të sjellë propozim ligje që janë në dobi të qytetarëve. Me fjalë të tjera për t’ia lehtësuar jetën e vështirësuar nga kriza e thellë ekonomike që e ka kapluar vendin. Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së dhe koalicioni “Rindërtim për Maqedoninë” kanë dorëzuar në Kuvend propozim ligjin për fundjavë pa TVSH. Një propozim ligj i cili duhet me doemos të kalojë për të mirën e përgjithshme duke lënë anash inatet politike, por duke marrë parasysh interesin e qytetarëve me votat e të cilëve edhe janë në ato pozicione, dhe duhet të votohet që të paktën në fundjavë të ketë një lehtësim që është më se i duhur dhe i nevojshëm, shkruan Zhurnal.

Në mesin e krizës dhe në kohën kur po paralajmërohet një dimër i ftohtë me rreziqe për mungesë ushqimi e rryme, qeveria është duke hartuar plane si të ndihmojnë qytetarët, pa asnjë komplikim pa nevojë është shumë e thjesht vetëm nuk duhet të mungojë vullneti. Një mekanizëm apo metodë përmes të cilës mund të ndihmohen qytetarët në fundjavë krejt kjo në mënyrë direkte duke ofruar blerjen e ushqimeve pa TVSH.

Partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE, ka dorëzuar propozim-ligj me të cilin kërkon të hiqet TVSH-ja për produktet ushqimore gjatë fundjavës, me të cilin ulja e çmimit të produkteve ushqimore do të jetë 5 për qind, duke filluar që nga kjo fundjavë. Dafina Stojanovsa, deputete e VMRO-së thotë se masat e qeverisë nuk janë të mjaftueshme dhe efekti i tyre do të jetë i vonshëm. Ndërkohë, ajo njofton se do të propozojnë edhe ndryshim të ligjit për tatimin e vlerës së shtuar për ta hequr TVSH-në nga drunjtë për ngrohje dhe peletat. Për këto të fundit që ka një rritje të shumëfishuar

“Me propozim-ligjin e VMRO-DPMNE-së, çdo fundjavë, deri sa zgjat gjendja e shpallur e krizës, gjegjësisht deri më 30 prill, kërkojmë të jetë fundjavë pa TVSH për produktet ushqimore. Qeveria mundet dhe duhet të heqë dorë nga disa milionë euro të cilat do t’u ndihmojnë dukshëm qytetarëve të ushqehen. Gjatë ditës së djeshme dëgjuam se masat të cilat i paralajmëruan për fundjava, efektin e tyre do ta arrijnë në janar të vitit të ardhshëm. Është shumë gjatë, nuk ka kohë për pritje, duhet të veprohet tani menjëherë” tha Dafina Stojanovska, deputete e VMRO-DPMNE-së.

Në anën tjetër, i pari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski vazhdon ta përsëris premtimin e tij se ushqim, ngrohje dhe rrymë do të ketë për çdo familje në kohë të trizës. Sipas tij, qeveria është fokusuar në investime në sektorin energjetik, që më lehtë të përballet me krizën.

“Kam premtuar dhe do ta realizojmë këtë premtim, se ushqim, rrymë dhe ngrohje do të ketë për çdo familje. Qeveria është e fokusuar në investimet në sektorin energjetik. Kemi rritur prodhimin e energjisë elektrike që të plotësojmë nevojat e konsumatorëve”, ka thënë Dimitar Kovaçevski, kryeministër i RMV-së.

Por, ajo që është bazike tani të bëhet sa më e përballueshme jeta për qytetarët sepse me këtë situatë të krijuar çdo i ri do të largohet i dëshpëruar, nga kriza e thellë në të cilën vendi është kapluar. Prandaj, qeveria duhet ta mendojë mirë këtë propozim ligj i cili ndikon në mënyrë direkte në xhepat e qytetarëve që gjatë fundjavës kur do të furnizohen të paktën me produktet bazë ushqimore të kenë lirime.

Duhet bërë e qartë që këto ndihma nuk i mundësojnë qytetarëve të bëjnë kursime, por me ato paga të ulëta mundësohet të kompletohet një muaj të paktën nga ana ushqimore të mos ketë mungesa për gjërat elementare bazike.

Kujtojmë që, edhe para dy viteve kishte një propozim të ngjashëm atë kohë nga qeveria në vitin 2020, e që për ironi atë kohë opozita e kishte kundërshtuar duke deklaruar se një ligj i tillë do të ndikonte në grumbullimin masiv të qytetarëve në fundjavë dhe kjo me automatizëm do të ndikonte në shtimin e shpërndarjen e virusit Covid19.

Në tre ditët e fundjavës së zgjatur, qytetarët që do të blejnë produkte vendore kanë marrë kthim të TVSH-së prej 18 për qind, kurse për pajisjet e IT-së, TVSH-ja është 5 %. Përfitim nga “Fundjava pa TVSH” kishin vetëm qytetarët që skanojnë faturat fiskale, përkatësisht e kanë aplikacionin “TVSH-ja ime”. Qytetarët mund të bëjnë kthim të TVSH-së për shumën totale të faturave deri në 30 mijë denarë.

Kjo praktikë e përdorur dy vite më parë ka rezultuar produktive për qytetarët edhe tani këtë propozim ligj e mirëpresin si të nevojshëm dhe shihet si një përpjekje reale për të ndihmuar, jo vetëm kamuflim me fjalë pa bërë asnjë ndryshim në këtë drejtim. /Zhurnal.mk

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.