Thursday, February 9, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Hetim për 53 vjeçarin nga Pallçishti i poshtëm, i gjendet një bombë dore

Tetovë, 10 janar – Tridhjetë ditë paraburgim është shqiptuar për 53-vjeçarin, banor i Tetovës te i cili është gjetur një bombë dore.

Prokuroria Themelore Publike në Tetovë ka lëshuar urdhër për zbatimin e procedurës hetimore ndaj 53 vjeçarit, banor i fshati Pallçisht i Poshtëm i Tetovës, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Përpunim i paautorizuar, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregtim i armëve të zjarrit dhe lëndëve shpërthyese” nga neni 396 paragrafi 2 i Kodit penal.

“Në shtëpinë e tij ai mbante një granatë dore F1 të prodhimit kinez edhe pse posedimi i lëndëve të tilla shpërthyese është e ndaluar për qytetarët. Bomba është gjetur gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit më 8 janar e fshehur në një kuti nën krevatin e dhomës së gjumit”, njoftojnë nga Prokuroria Publike.

Prokurori publik deri te gjykatësi në procedurë paraprake ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit. Gjykatësi ka pranuar propozimin dhe të dyshuarit është caktuar masë e paraburgimit prej 30 ditësh.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss