Monday, September 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Hiqet ndalesa për lëvizje nëpër pyje

Shkup, 22 shtator – Në përputhje me kërkesën nga NP “Pyje kombëtare” prej 12 shtatorit të këtij viti, Ministria e Bujqësisë, Pyjeve dhe Ekonomisë së Ujrave ka lëshuar pëlqimin për të shfuqizuar ndalimin e pjesshëm për lëvizje në tokë pyjore dhe pyje, e cila hyri në fuqi më 24 qershor të këtij viti, për shkak të vlerësimit se rreziku i zjarreve pyjorë ishte zvogëluar.

“Për zbatimin e pëlqimit të mësipërm për shfuqizimin e ndalimit të pjesshëm për lëvizje në pyje, janë njoftuar të të gjitha institucionet e përfshira: Ministria e Bujqësisë, Pyjeve dhe Ekonomisë së Ujrave, Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e pyjeve, Qendra për Menaxhim me Kriza, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Inspektorati i pylltarisë dhe gjuetisë shtetërore, fondet e informacionit publik, si dhe filialet brenda ndërmarrjes publike”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Bujqësisë, Pyjeve dhe Ekonomisë së Ujrave

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.