Sunday, August 14, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Hiroshima e shënon 77-vjetorin e bombës

Në Hiroshimë sot është shënuar 77-vjetori i sulmit bërthamor amerikan mbi qytetin, ndërsa në ceremoni janë dërguar mesazhe paralajmëruese për armë bërthamore dhe qëndrim të shprehur nga edhe një sulm i tillë në jehonën e luftës në Ukrainë.

Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh, mori pjesë në lutjen në Parkun e paqes në Hiroshimë dhe që atje tha se pas tre të katërtave të shekullit duhet të pyesim veten çfarë kemi mësuar nga dita kur një re bërthamore u ngrit mbi këtë qytet, në vitin 1945.

“Armët bërthamore janë marrëzi. Nuk garantojnë kurrfarë sigurie, vetëm vdekje dhe shkatërrim”, tha Guteresh.

Më 6 gusht të vitit 1945, SHBA-ja e hodhi bombën e parë bërthamore në botë në Hiroshimë, duke e shkatërruar qytetin dhe duke i vrarë 140.000 njerëz.

Tri ditë më vonë, SHBA-ja e hodhi bombën e dytë në Nagasaki duke i vrarë edhe 70.000 persona.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.