Tuesday, January 31, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Historianët në Deçan kërkojnë shkarkimin ose dorëheqjen e Mehmet Krajës: Keqpërdori pozitën e tij

Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” në Deçan ka kërkuar dorëheqjen e kreut të ASHAK-ut, Mehmet Kraja, ose shkarkimin e tij nga Kuvendi i ASHAK-ut.

Sipas tyre Kraja “krye në vete duke keq përdorur pozitën e kreut të Akademisë së Shkencave, ka lëshuar një qëndrim të tij në emër të institucionit që e drejton”.

“Ne, konsiderojmë së kur lëshohet një qëndrim i Akademisë së Shkencave, ai duhet të jete i qëndrueshëm, i punuar nga ekspertet me të mira të fushave të ndryshme dhe jo të lëshohet i niveleve gazetareske dhe amatoreske”, thuhet në reagim.

Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, nëpërmjet kësaj deklaratë për opinion, pas skandalit të kreut të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, edhe pas konstatimit të Seksionit të Shkencave Shoqërore të Akademisë, ai krye në vete duke keq përdorur pozitën e kreut të Akademisë së Shkencave, ka lëshuar një qëndrim të tij në emër të institucionit që e drejton, opinion i cili është tepër i dëmshëm dhe shumë tendencioz me titull: “Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”.

Ne, konsiderojmë së kur lëshohet një qëndrim i Akademisë së Shkencave, ai duhet të jete i qëndrueshëm, i punuar nga ekspertet me të mira të fushave të ndryshme dhe jo të lëshohet i niveleve gazetareske dhe amatoreske.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss