Monday, February 6, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Holanda do të ndalojë këto raca kafshësh shtëpiake ‘të bukura’ dhe ‘të lezetshme’: Pse?

“Kjo është arsyeja pse sot ne po bëjmë hapin e madh drejt një Holande ku asnjë kafshë shtëpiake nuk duhet të vuajë.”

Ministri tha se po kërkon të ndalojë pronësinë e këtyre racave si dhe fotot e tyre në reklama dhe në rrjete sociale.

Mbarështimi i kafshëve shtëpiake të racave të ndryshme u ndalua në Holandë në vitin 2014. Tani qeveria po kërkon të mos lejojë importin dhe tregtimin e tyre.

Mutacionet gjenetike mund të shkaktojnë probleme me frymëmarrjen ose artritin te kafshët.

“Pronarët e tyre kanë qëllimet më të mira, por shpesh shpërfillin anën e errët”, pra kafshët vuajnë nga këto karakteristika specifike, vijon ministria, duke sqaruar se “qentë me surrat shumë të shkurtër gulçojnë vazhdimisht”.

Sipas studimeve të fundit, macet me veshë të palosur kanë kërce të devijuara që mund t’u shkaktojë atyre shumë dhimbje; qentë si King Charles dhe French bulldogs kanë probleme me frymëmarrjen.

“Qentë që kanë një kafkë jonormale mund të vuajnë nga dhimbje koke gjatë gjithë kohës,”- tha ministri i Bujqësisë Piet Andema në një letër drejtuar parlamentit.

Qeveria tani do të përgatisë një listë të plotë të racave të prekura, por u theksua se diçka e tillë mund të marrë pak kohë.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss