Wednesday, October 5, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Holandezët krijojnë një automjet që absorbon karbon, duke pastruar kështu ajrin derisa është në lëvizje

Imagjinoni të vozitni mbrapa një kamion me naftë që nxjerrë re tymi në ajër derisa automjeti i juaj i ri plotësisht elektrik pastron emetimet e tij të karbonit. Kjo ëndërr së shpejti mund të bëhet realitet.

Një ekip prej 35 studentësh nga Universiteti i Teknologjisë i Eindhoven në Holandë ka krijuar një automjet me Lëvizshmëri Zero Emetim (ZEM) – një EV plotësisht elektrike, me bateri që kap dioksidin e karbonit (CO2) derisa lëviz.

Studentët u ngarkuan të krijonin një makinë me emetim zero, por e çuan më tej, duke zhvilluar një filtër unik që mund të kap karbonin, duke pastruar ajrin, duke pastruar ajrin derisa automjeti lëviz.

Sipas vlerësimeve të ekipit, ZEM përdor dy filtra që mund të kapin deri në 2 kg CO2 derisa EV-ja udhëton më shumë se 32 mijë kilometra. Edhe pse kjo mund të mos duket shumë, rreth 10 ZEM mund të thithin rreth po aq karbon sa një pemë mesatare.

Ekipi është në procesin e marrjes së një patente për filtrin e tyre të CO2 me plane për të rritur kapacitetin në vitet e ardhshme.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.