Friday, February 23, 2024
spot_img

Latest Posts

Hovenier në Qeveri, Kurti në ShBA

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është parë sërish të enjten në ndërtesën e Qeverisë. Ai nuk ka treguar se me cilin zyrtar qeveritar është takuar, meqë kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar mbrëmë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton Ekonomia Online.

Për vizitën e Kurtit në ShBA, ka njoftuar gjatë ditës së sotme, Zyra e Kryeministrit. Bashkë me Kurtin ka udhëtuar edhe zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla.

Hovenier po këmbngul për shtyrje të zbatimit të Rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës, mbi dinarin serb. Madje, Hovenier së bashku me ambasadorët e QUINT-it, kishin mbajtur takim me kryeministrin Kurti, e të cilit i kishin kërkuar shtyrje.

​”Të gjithë nga kori diplomatik që foli për këtë çështje shprehu shqetësime shumë të ngjashme për mënyrën e zbatimit të saj. Unë vetëm mund të përsëris atë që Shtetet e Bashkuara shpresojnë të shohin. Ajo që shpresojmë të shohim është një pezullim në zbatimin e kësaj rregulloreje derisa të punohet më shumë”, pati thënë Hovenier pas takimit me Kurtin.

Po ashtu, kishte deklaruar se çështja e rregullores së BQK’së, është moment ku kërkohet partneritet nga Kosova dhe Qeveria e udhëhequr nga Kurti. Po ashtu, ka vijuar ai, nëse Qeveria Kurti s’dëshiron partneritet, atëherë ai ka paralajmëruar se kjo do të ndikojë në raportet me SHBA’të

“Ne do të shpresonim që Qeveria të ishte partnere me ne, këto janë çështje ku kërkohet partneritet nga Kosova dhe Qeveria e Kosovës po të ishte partnere në çështje të tilla do të riforconte partneritetin tonë. Por, nëse Qeveria e Kosovës nuk dëshiron partneritet në këto çështje, do të ketë ndikim në kualitetin e partneritet tonë”, ka thënë Hovenier.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss