Wednesday, November 29, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Hovenier thërret konferencë për medie për draftin e Asociacionit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, do të flasë sot në një konferencë për media në orën 10:20 mbi draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Njoftimi për konferencë ka ardhur nga Ambasada e ShBA-së në Kosovë.

“Ambasadori sot në ora 10:20 para Ambasadës Amerikane do t’u drejtohet mediave dhe do të flasë për kushtetutshmërinë e draft-statutit të MAS-së”, thuhet në njoftim.

Kryeministri Albin Kurti e ka cilësuar “pakrahasimisht më të avancuar” draftin për Asociacionin të komunave me shumicë serbe, të propozuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sesa marrëveshjet e mëhershme. Megjithatë, ka shtuar se kjo s’do të thotë që Kosova është e kënaqur me përmbajtjen e draftit.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss