Tetovë, 4 gusht – Pas takimit me banorët e Saraqinës, kanditatët për këshilltarë nga Lëvizja Besa, takimet o vazhduan me banorët e Xhermës. Nëpërmjet një statusi në Facebook, bartësi i listës së këshilltarëve të Lëvizjes Besa, Besar Durmishi ka rrëfyer një bisedë interesante me një të moshuar.
Sipas Durmishit, i moshuari ka lavdëruar punët e bëra përgjatë 8 muajve, duke thënë se sa është punuar për 8 muaj nuk është punuar as për 8 vite.
…“O djali i axhës, nuk kemi zgjidhje tjetër, ju kemi pa se jeni punëtorë dhe të drejtë, sa punuat ju për 8 muaj, të tjerët se kanë bë as për 8 vjet, mos na e kërkoni votën, pasi do u’a japim vetë sepse e meritoni”…këto ishin fjalët që më emocionuan dhe më dhanë kurajo që të vazhdojmë këtë garë dhe padyshim se do jemi ekipi fitues!
Faleminderit Xherma për mikpritjen e ngrohtë që na e bëtë!” ka shkruar Durmishi.