Thursday, February 9, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

“I vetmuar në Davos”, analisti “zbulon” pse Vuçiqit iu caktua vendi prapa liderëve

Profesori dhe analisti nga Amerika, Binak Maxharraj, ka komentuar panelin për Ballkanin Perëndimor në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

Në panel kanë marrë pjesë liderët e të gjitha vendeve, ndërsa Maxharraj, ka spikatur Vuçiqin që sipas tij, është izoluar në këtë forum.

Maxharraj thotë se ajo çfarë bie në sy në këtë panel, në krahasim me panelet të viteve të kaluara, është izolimi i presidentit të Serbisë, i cili nuk u lejua që të ulet me liderët tjerë, por iu caktua një vend dytësor, prapa shpinës së të gjithë liderëve.

“Izolimi i Vuçiqit në Forumin Botëror në Davos?! Edhe sivjet në Davos, si çdo vit tjetër, u mbajt paneli për Ballkanin Perëndimor në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror, ku po marrin pjesë liderët nga të gjitha vendet. Ajo se çfarë bie në sy në këtë panel në krahasim me panelet tjerë të viteve të kaluara është izolimi i presidentit të Serbisë i cili nuk u lejua që të ulet me liderët tjerë, por ia caktuan një vend dytësor prapa shpinës së të gjithë liderëve”, ka shkruar Maxharraj.

Sipas tij, kjo ndodh për shkak se liderët tjerë nuk donin afër një kriminel, dhe për shkak të krimeve dhe gjenocidit në Kosovë.

“Kjo ka ndodhur për shkak se liderët në këtë forum nuk donin që ta kishin afër një kriminel që nuk përkrahu qëndrimet e BE-së për ta dënuar agresionin rus në Ukrainë. Por, edhe për shkak të krimeve dhe gjenocidit që ka bërë në tërë hapësirën e ish-Jugusllavisë e në veçanti në Kosovë së bashku me santrapin, krye kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviq. Vendin këtij kriminelit ia caktuan prapa shpinës së liderëve që iu përkujton momentet sikur ia kanë dhënë rolin për mbajtjen e procesverbalit të kësaj mbledhjeje. Ky nuk e Meriton ndonjë vend më meritor, pos atij siç shihet edhe në këtë foto”, ka përfunduar profesori.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss