Tuesday, January 31, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Identitet elektronik do të marrë secili në shtet

Shkup, 24 janar – Qeveria në seancën e sotme të 121-të e shqyrtoi dhe miratoi informacionin e Ministrisë së Punëve të Brendshme,  për nevojën e hartimit të planit për vendosjen e identitetit elektronik kombëtar për çdo qytetar. Plani është shqyrtuar dhe pranuar, së bashku  me atë për realizim.

“Qëllimi është caktimi i identitetit elektronik për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, që, sipas theksimit nga Ministria e Punëve të Brendshme, duhet të jetë shtyllë mbështetëse për transformimin digjital të shoqërisë, me atë që do të mundësohet qasje të unifikuar për përdorimin e  shërbimeve elektronike dhe shkëmbimi i të dhënave, si në shtet ashtu edhe jashtë shtetit – vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian”, thuhet në kumtesën e pres shërbimit qeveritar. 

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss