Monday, December 5, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Infantino: Do t’i jemi të gjithë mirënjohës përgjithmonë

Kanë kaluar tashmë dy vite nga vdekja e Diego Armano Maradona-s. Ish-Diez është ndarë nga jeta më 25 nëntorin e vitit 2020 duke lënë të gjithë botën e futbollit dhe jo vetëm pa fjalë.

Në orët e fundit ka pasur shumë mesazhe në nder të Pibe de Oro, mes këtyre edhe ai i Gianni Infantino-s, numri një i FIFA-s.

“E kam thënë gjithmonë dhe mund ta përsëri vetëm tani, më i bindur se kurrë: ajo që Diego ka bërë për futbollin, për të na bërë të gjithë ne të biem në dashurime këtë lojë të bukur, është unike”.

“Dhe, si ai, gjithmonë i jashtëzakonshëm… Diego meriton mirënjohjen tonë të përjetshme, sepse na ka mahnitur me talentin e tij të pabesueshëm dhe sepse ka qenë aq unik: për faktin se ka qenë Diego Armando Maradona, një legjendë, një hero dhe… një burrë”.

Infantino ka shtuar më pas për kanalet zyrtare të FIFA-s: “Diego mund të jetë i përjetshëm tani dhe përgjithmonë. Diego do të ketë edhe një vend në radhë të parë në historinë e pabesueshme të të gjitha përrallave të futbollit. U prehsh në paqe, i dashur Diego. Të duam të mirën”.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.