Monday, December 5, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Iniciativa e Zhvillimit Global mbështetet mbi bashkëpunimin për sigurinë ushqimore

Forumi Ndërkombëtar mbi Ndihmën e Orizit Hibrid dhe Sigurinë Globale të Ushqimit, i cili u zhvillua të shtunën në Pekin , përcaktoi në diskutimet e mbajtura , se siguria ushqimore është thelbësore për mbijetesën njerëzore. Gjysmë shekulli më parë, orizi hibrid u zhvillua me sukses për herë të parë dhe u mboll në Kinë. Falë kësaj teknologjie, Kina ka arritur të ushqejë rreth 20 për qind të popullsisë së globit me më pak se 9 për qind të tokës së punueshme në botë, duke u shndërruar në prodhuesin më të madh të ushqimit dhe eksportuesin e tretë më të madh në botë. Prej vitit 1979, orizi hibrid filloi të prezantohej në botë, duke përfituar rreth 70 vende nga pesë kontinentet.

Ky ka qenë një kontribut i jashtëzakonshëm në rritjen e prodhimit të tyre të drithërave dhe zhvillimin bujqësor, duke dhënë një zgjidhje kineze mbi mungesën e ushqimit për vendet në zhvillim. “Aktualisht, siguria globale ushqimore përballet me sfida dhe kompleksitete të rënda. Kina do të vazhdojë të punojë me të gjitha vendet me një frymë solidariteti dhe një të ardhmeje të përbashkët për të çuar përpara Iniciativën e Zhvillimit Global, për të forcuar bashkëpunim mbi sigurinë ushqimore dhe zhdukjen e varfërisë, duke dhënë kontribute më të mëdha për zbatimin e shpejtë të Agjendës së OKB-së 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe ndërtuar një botë pa uri dhe varfëri.” – nënvizon në letrën dërguar këtij Forumi , presidenti kinez Xi Jinping.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.