Sunday, August 14, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Interesim i madh tek bujqit – kanë arritur 691 aplikime

Shkup, 10 korrik – Kanë arritur gjithsej 691 aplikime në katër konkurset publike për ndarje të tokës bujqësore me qira deri tre hektarë të cilat i shpalli Ministria e Bujqësisë, pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU). Sipërfaqja e përgjithshme e cila me këto katër konkurse publike ishte vendosur në dispozicion është 4.294 hektarë të shpërndara në 31 rajone të vendit.

Siç informojnë nga MBPEU, qëllimi i këtyre katër konkurseve publike është për ngritjen e të mbjellave shumëvjeçare dhe serrave për periudhë deri 30 vite, ngritje të të mbjellave shumëvjeçare me lajthi për periudhë deri 70 vite, ngritje të kultivimit të ullinjve për periudhë deri 50 vite, vendosje të familjeve të bletëve për periudhë deri 15 vite, livadhe për periudhë deri 15 vite, kultivim të drunjve që rriten shpejtë në tokë bujqësore e cila ndodhet në lartësi mbidetare mbi 700 metra për periudhë deri 30 vite, basene peshqish deri 20 vite dhe aktivitete sportive-rekreative për turizëm rural deri 30 vite.

Në rrjedhë janë dy konkurse për ndarje të tokës bujqësore me qira mbi 3 hektarë për ngritje të të mbjellave shumëvjeçare dhe për prodhim të ushqimit të kafshëve. Sipërfaqja e përgjithshme e cila me këto dy konkurse publike vihet në dispozicion është 3.769 hektarë. Afati për aplikim skadon më 21 korrik, ndërsa konkurset janë të kapshme në linqet në vijm.

http://www.mzsv.gov.mk/Events.aspx?IdRoot=1&IdLanguage=1&News=2688 
http://www.mzsv.gov.mk/Events.aspx?IdRoot=1&IdLanguage=1&News=2689

Qëllimi i Ministrisë, theksojnë nga atje, është çdo pëllëmbë e lirë e tokës së punueshme t’u jepet bujqve dhe të vihet në funksion për prodhim të ushqimit. Gjithashtu, MBPEU po shqyrton edhe modelin se si toka e lirë private bujqësore e cila nuk punohet të vihet në funksion për përpunim dhe prodhim të ushqimit.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.