Tuesday, November 29, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Investim 20 milion euro nga “Teknopanel” dhe 120 vende të reja pune

Shkup, 18 nëntor – Investim në vlerë 20 milionë euro i cili duhet të hapë 120 vende pune, kështu është paralajmëruar sot kapaciteti i ri prodhues i kompanisë turke të teknologjisë së lartë “Teknopanel” që do të ndërtohet në ZZHTI Shkup 1.

Marrëveshjen për investim e nënshkruan kryeministri Dimitar Kovaçevski, drejtori i Drejtorisë së ZZHTI-së Jovan Despotovski dhe Orhan Kahvexhi, pronar dhe anëtar i Këshillit drejtues të “Teknopanel”.

Siç u tha në kapacitetin e ri me një sipërfaqe prej 54.000 metra katrorë do të prodhohen panelet më moderne.

Ky është kapaciteti i parë i kompanisë jashtë Turqisë dhe sipas planit investues pritet që totali i eksportit për dhjetë vite pritet të kalojë 170 milionë euro.

“Sot është një ditë e rëndësishme pasi vjen një investim i ri dhe kjo nuk është e rastësishme. Si Qeveri kemi ofruar përparësi për investime. Jemi anëtare e NATO-s, me fillim të negociatave për anëtarësim në BE, prandaj jemi një partner i qëndrueshëm për investitorët e huaj”, theksoi Kovaçevski para nënshkrimit të Marrëveshjes.

Sipas tij, prodhimi në kapacitetin e ri të “Teknopanel” do të fillojë vitin e ardhshëm, ndërsa paga mesatare neto do të jetë 600 euro.

Drejtori i Drejtorisë së ZZHTI-së, Jovan Despotovski vlerësoi se “Teknopanel” nuk do të ndalet në këto 20 milionë euro dhe se në muajt e ardhshëm do të fillojnë bisedimet për zgjerimin e investimit.

Kompania është një nga eksportuesit më të mëdhenj në Turqi dhe në listën e 500 kompanive kryesore industriale në vend. Ajo ka katër fabrika në Turqi në Mersin, Izmir, Sakarija dhe Stamboll.

Vendimi për investimin është marrë në korrik të vitit të kaluar, në një takim në Stamboll mes drejtorit të ZZHTI-së Despotovski dhe drejtuesve të kompanisë

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.