Monday, February 6, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Irani vendosi sanksione të reja kundër BE-së dhe Britanisë së Madhe

Irani sot kumtoi se vendosë sanksione të reja kundër 25 individëve dhe subjekteve në Bashkimin Evropian dhe nëntë në Britani të Madhe si përgjigje ndaj sanksioneve që këto vende i vendosën ndaj Iranit të hënën.

Teherani, sipas kumtesës së Ministrisë së Punëve të Jashtme, thekson se këta persona fizik dhe juridik “mbështesin terrorizmin dhe grupet terroriste… dhe nxisin dhunë ndaj popullit iranian” dhe “përhapin lajme të rrejshme për Iranin”.

Irani dje paralajmëroi se do t’u kundërpërgjigjet sanksioneve të reja të imponuara nga Brukseli dhe Londra, të cilat reaguan ndaj heshtjes së dhunshme të protestave të cilat shpërthyen për shkak të vdekjes së Mahsa Amini, e cila vdiq n[ë paraburgim për shkak të shkeljes së kodit të ashpër të veshjes në vend.

BE-ja shtoi 37 individë iranianë apo entitete në listën me sanksione për shkak të shkeljes së të drejtave njerëzore. Britanikët në listën e tyre shtuan pesë persona fizik dhe dy juridik.

Në listën e re të sanksioneve iraniane ka tetë francezë, mes të cilëve prefektja socialiste e Parisit, An Idalgo, filozofi Bernar-Anri Levi dhe ish-deputeto Zhilber Miteran, djali i ish-presidentit Fransoa Miteran.

Në goditje janë edhe tre funksionarë të gazetës “Sharl Ebdo”, i cili si subjekt juridik është në listën paraprake të sanksioneve iraniane. Gazeta satirike shkaktoi hidhërim në Teheran në fillim të janarit, duke publikuar karikatura të liderit suprem të Iranit, Ali Hamnei.

Mes subjekteve juridike të cilat janë të sanksionuara janë Radio J me seli në Francë dhe grupi Miqtë evropianë të Izraelit (EFI).

Në listë janë edhe emrat e gjashtë eurodeputetëve, dy ish-deputetë në Parlamentin evropian, si dhe djathtisti ekstrem suedezo-danez Rasmus Paludan, i cili të shtunën dogji një kopje të Kuranit në Suedi, që shkaktoi protesta të ashpra në Ankara dhe disa kryeqendra në botën myslimane.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss