Friday, August 19, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Ish guvernatorja e Porto Rikos, Vaskez arrestohet për korrupsion

Autoritetet amerikane kanë arrestuar ish-guvernatoren e Porto Rikos, Vanda Vaskez e cila ka qenë në këtë funksion nga viti 2019 deri në vitin 2021 për shkak të akuzave për korrupsion në kohën e fushatës zgjedhore të vitit 2020.

Ajo akuzohet se ka qenë pjesë e një skeme ryshfeti, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Sipas autoriteteve, pronari i bankës “Bankredito”, Hulio Martin Herea Velutini dhe ish agjenti i FBI-së, Marko Rosini kanë paguar rreth 300.000 dollarë tek konsultantë politik të cilët e kanë mbështetur fushatën e Vaskezit në zëvendësim të shërbimeve politike.

Autoritetet theksojnë se pronari i bankës “Bankredito” e cila ka qenë nën hetim nga trupat rregullatorë të ishullit në mënyrë indirekte ka kërkuar nga Vaskezi të shkarkojë drejtor të trupit rregullator.

Hulio Martin Herera Velutini kinse me Marko Rosinin ka ofruar ryshfet.

Që të dy akuzohen së bashku me Vaskezin.

Ajo, si edhe ata, mund të përballen me 20 vjet burg nëse shpallen fajtorë, deklaroi prokurori amerikan i qarkut Porto Riko, Stiven Maldruo në një konferencë shtypi.

Vaskez për herë të parë do të paraqitet në gjykatë më vonë gjatë ditës, njofton Ministria e Drejtësisë. 

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.