Tuesday, January 31, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Ish kryetari i Manastirit, Vlladimir Taleski dërgohet në burgun e Prilepit

Prilep, 10 janar – Nga dje pasdite, ish kryetari i Manastirit, Vlladimir Taleski është dërguar në burgun e Prilepit, ku po vuan dënimin me burg për rastin “Transporteri”, informon Zhurnal.

Taleski është i dënuar me shtatë vite burgim për keqpërdorim të detyrës zzyrtare në organizimin e transportit falas shkollor, por përshkak se në shtëpi kaloi tre vite si paraburgim shtëpiak, në dënim i ngelen vetëm edhe katër vite. Ai është vendosur me të burogusr tjerë ndërsa drejtori i burgut Dameski për SDK është shprehur se kushtet janë të njejta si për të tjerët ashtu edhe për të.

Sipas rregullave ligjore ngelet tek ne ta vuajë dënimin sepse burgu i Prilepit është i ranguar më lartë në krahasim me atë të Manastirit. Ne jemi shtëpi përmirësuese, e ato janë burg gjysmë i hapur. Kur të vijë mundësia të transferohet në Manastir, me siguri se od të dëshirojë dhe ashtu do të ndodhë, por për momentin do të qëndrojë tek ne. Burgu i Manastirit është për dënime deri në tre vjet për kryerës primarë, e kur dënimi të arrijë në tre vitet e fundit, ka gjasa drejtoria ta dërgojë në Manastir”, tha Dameski./Zhurnal.mk

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss