Monday, February 6, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

‘Ishte në Tiranë gati për të hyrë në shtëpi”, kush ja ndaloi Butrintit t’i bëjë surprizë Kiarës për ditëlindje?

Si përfundim, a kishte planifikuar Butrinti një surprizë për Kiarën në “Big Brother Vip?”

Një surprizë e madhe u paralajmërua për ditëlindjen e moderatores Kiara Tito, në Prime-in e së martës në “Big Brother Vip Albania.” Dhe në fakt kështu ndodhi! Luiz Ejlli e surprizoi moderatoren në ditën e saj të lindjes dhe i dedikoi një këngë romantike.

Por, nuk mund të mohojmë se thuajse të gjithë ne fillimisht menduam se Kiara mund të merrte një surprizë nga ish-i i saj, këngëtari Butrint Imeri. Dhe kjo jo pa shkak, pasi ka qenë vetë Butrinti ai i cili paralajmëroi disa ditë para Prime-it një “surprizë” për të gjithë.

Pse u lidh paralajmërimi i tij me Kiarën? Sepse Butrinti fillimisht postoi një foto të moderatores me kurorë, postimi i parë që ka bërë për Kiarën në llogarinë e tij, duke e pasuar me një tjetër postim të tij ku shkruante që të martën ka një surprizë. Të martën, pikërisht në ditëlindjen e Kiarës dhe Prime-in e “BBVIP.”

Disa orë para nisjes së spektaklit Butrinti publikoi një tjetër foto, të cilën e shoqëronte me mbishkrimin, “qetësia përpara stuhisë.” Epo nga ai vetëm stuhi nuk pamë të martën, në fakt nuk pamë asgjë… “Surpriza” që ai kishte për “fansat” nuk u realizua, çfarë bën të mendojmë se dyshimet se ai do të futej në “Big Brother Vip” mund të jenë të vërteta.

Së fundmi, burime për “Kryefjala.com” kanë konfirmuar se Butrinti ka qenë atë natë në Tiranë dhe do të futej në “BBVIP” për të performuar, por dikush në moment të fundit i ka ndërruar mendjen. Mbetet për t’u parë nëse ai do të tentojë sërish për një surprizë….

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss