Tuesday, November 29, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Ismail Kadare nga Tetova: Nuk e kam të lehtë të flas në një nga qytetet e pafundme Iliro-shqiptar

Tetovë, 25 nëntor – Tetova shpalli sot “Qytetar Nderi” shkrimtarit të mirënjohur botëror shqiptar Ismail Kadare në një atmosferë festive në vigjilje të festave të nëntorit Ismail Kadare u dekorua me titullin qytetar nderi i Tetovës.

Para të pranishmëve Kadare edhe pse i shtyrë në moshë u mundua të lidh një tog fjalës duke potencuar ndër të tjerash “ Jo që nuk di të flas, sepse e kam atë mjeshtëri. Por e kam rëndë të flas përpara qytetarëve të një nga qyteteve të pafundme Iliro-Shqiptare” tha Kadare pasi mori çmimin qytetar nderi i komunës së Tetovës.

Komuna e Tetovës shpalli qytetar nderi shkrimtarin e madh shqiptar, Ismail Kadare. Me këtë rast kreu i kësaj komune Bilall Kasami tha se ky akt paraqet nder dhe krenari për Tetovën.

“Ditë e veçantë për tetovarët, jemi të nderuar dhe krenarë që sot shpallim qytetar nderi shkrimtarin e madh, Ismail Kadare. Jemi me fat që jetojmë në kohën e Ismail Kadare”, tha me këtë rast kreu i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

https://www.facebook.com/komunaofficial/videos/519528873535866

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.