Wednesday, October 5, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Janë djegur tre automjete dhe një motoçikletë në Krushopek

Shkup, 14 shtator – Tre automjete dhe një motoçikletë janë djegur mbrëmë në fshatin Krushopek, në komunën e Sarajit.

Ministria e Punëve të Brendshme sot kumtoi se janë djegur automjeti “opel”, pronë e O.S. (25) nga fshati Krushopek, automjeti “daevu tiko”, pronë e R.S. (35) nga fshati Krushopek, automjeti “mercedes”, pronë e M.S. (35) nga fshati Krushopek dhe një motoçikletë pa targa.

Nga zjarri është përfshirë edhe muri i derës hyrëse nga shtëpia e B.S. (37), para së cilës kanë qenë të parkuar automjetet. Zjarri është shuar nga ekipi i Brigadës zjarrfikëse, ndërsa nuk ka persona të lënduar.

Është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes dhe po punohet në zbardhjen e rastit.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.