Wednesday, October 5, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Janë paguar më shumë se 1,5 miliardë denarë subvencione për dele

Shkup, 13 shtator – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, njofton blegtorët se Agjencia për mbështetjen financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural ka bërë pagesën e drejtpërdrejtë për krerët e shënuar të deleve të të gjitha kategorive.

Po ashtu, siç informon MBPEU, është realizuar pagesa edhe e dy masave të tjera-për zonat e raportuara me përdorim të detyrueshëm të materialit farë të çertifikuar, si dhe për kafshët e rritura dhe të therrura në objektet e regjistruara për therrje.

Shfrytëzues së masës për krerët e shënuar të deleve të të gjitha kategorive janë ekonomitë bujqësore që posedojnë së paku 30 krerë. Shuma e pagesave të drejtpërdrejta është 1200 denarë për kokë, ndërsa për ekonomitë bujqësore me të regjistruar nga 101 deri në 500 krerë, shuma e pagesave të drejtpërdrejta është 1300 denarë për kokë. Për këtë masë janë paguar gjithsej 682.864.200 denarë, tek 2.984 persona.

Në rastin e pagesave të drejtpërdrejta për materialet e farës së çertifikuar, përfitues janë njësitë bujqësore që kanë raportuar sipërfaqe me kultura bujqësore, në të cilat është përdorur material i certifikuar. Për këtë masë janë paguar gjithsej 229.001.820 denarë, për rreth 8.000 persona.

Për masën e pagesave të drejtpërdrejta për viçat e rritur dhe therrur në therrtore të regjistruara, janë paguar 136 persona në vlerë prej 150 milionë denarë. Tek kjo masë, si shfrytëzues janë paraqitur blegtorë që kanë rritur dhe shitur ose therrur të paktën pesë kafshë në periudhën maj 2020-prill 2021 në objektet e regjistruara në Regjistrin e objekteve të miratuara për prodhimin e ushqimit me origjinë shtazore.

“Deri në fund të këtij viti, përmes sigurimit të mjeteve shtesë prej 2,7 miliardë denarë në buxhet, të gjitha borxhet e papaguara ndaj fermerëve janë shlyer plotësisht dhe fillon avancimi i pagesave të subvencioneve. Më parë, në gusht dhe shtator, Agjencia e pagesave ka bërë një pagesë për blegtorët, bletët dhe dhitë, gjegjësisht 329.512.000 denarë janë paguar subvencione për krerë gjedhë të shënuara për afro 9.700 shfrytëzues, 210 milionë denarë mbështetje financiare për familje të bletëve deri në 5.877 bletarë dhe 62.201.000 denarë për 1.700 blegtorë për dhitë”, thonë nga MBPEU.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.