Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Janevski: Turizmi po rimëkëmbet me shpejtësi, sivjet 2.5 milion bujtje

Shkup, 14 prill – Drejtori i Agjencisë për promovim dhe mbështetje të turizmit, Lupço Janevski sivjet pret 2.5 milionë bujtje dhe mbi 400 milion dollarë të hyra të drejtpërdrejta nga sektori i ekonomisë vendore.

Siç ka bërë të ditur sot në konferencë shtypi, sektori turistik me shpejtësi po rimëkëmbet, ndërsa në këtë kanë kontribuar mysafirët nga rajoni, Poloni, Kosovë, Serbi, Shqipëri dhe Turqi.

Projeksionet e Agjencisë, thekson Janevski janë se deri në vitin 2025 turizmi vendas do të arrijë mbi pesë milionë bujtje dhe mbi 600 milion dollarë të hyra.

“Në vitin 2022 do të kemi më shumë çarter. Nga mesi i muajit maj nga Holanda, në qershor nga Polonia, deri në fund të majit fillon linja e re Tel Aviv- Shkup, ndërsa në fillim të qershorit linja e re Izmir- Shkup, ndërsa pritet edhe një linjë e re dhe ajo është Maribor- Shkup”, tha Janevski.

Ai paralajmëroi se në vitin 2022 do të fillojë edhe strategjia e re në turizëm. APMT planifikon të ribrendojë vendin si destinacion turistik, të krijojë logo të re që do të zhvillohet në fushatë shtetërore në vitin 2023 si dhe të rritet prania e vendit në tregjet tradicionale me fushatën e cila do të fillojë kah mesi i muajit maj.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.