Thursday, August 11, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Japonia thotë se raketat kineze ranë në zonën e saj ekonomike

Japonia thotë se të paktën pesë raketa balistike të gjuajtura sot nga Kina drejt Tajvanit ranë në zonën e saj ekskluzive ekonomike në Detin e Japonisë.

Ministri japonez i Mbrojtjes, Nobuo Kishi deklaroi se kjo është “herë e parë që një raketë ushtarake balistike të fluturojë në ujërat e tyre”.

“Kjo është çështje serioze sa i përket sigurisë nacionale të popullit dhe vendit tonë”, tha Kishi.

Kjodo njuz njoftoi se Tokio i dërgoi notë proteste Pekinit për shkak të incidentit.

E pakënaqur për shkak të vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nensi Pelosi në Tajvan, ushtria kineze ka gjuajtur raketa rreth ishullit vetëqeverisës.

“Global tajms” kinez publikoi se forcat raketore të Armatës Çlirimtare Popullore (PLA) kanë gjuajtur “disa lloje të raketave konvencionale në disa rajone specifike detare në lindje të Tajvanit, duke i goditur caqet në mënyrë precize”.

“Me lansimin e raketave është testuar preciziteti i sulmit dhe aftësia për kthimin e forcave raketore në këtë rajon”, deklaroi zëdhënësi i PLA-së, duke shtuar se kontrolli relevant i detit dhe hapësirës ajrore në afërsi të bregut lindor të Tajvanit ishte ndërprerë pasi raketat në mënyrë precize i kanë goditur caqet.

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit konfirmoi se ushtria kineze ka lansuar “disa raketa balistike në ujërat rreth Tajvanit verilindor dhe jugperëndimor” rreth orës 13:56 sipas kohës lokale.

“Armata kombëtare e Tajvanit menjëherë e kuptoi dinamikën e lansimit, i aktivizoi sistemet relevante mbrojtëse dhe e përforcoi gatishmërinë luftarake”, njoftoi Ministria.

Kina sot filloi ushtrime të mëdha ushtarake rreth Tajvanit, të cilin Pekini e konsideron si provincë të ndarë, ndërsa ushtrimet do të vazhdojnë deri të dielën.

Përgjigjja ushtarake vjen pasi Pelosi të martën qëndroi për vizitë të paparalajmëruar në Tajvan, gjë që e hidhëroi Pekinin, i cili konsideron se kjo është shkelje e integritetit territorial kinez. f

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.