Monday, October 2, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Jolevski: Prokuroritë nuk kanë kuadër të mjaftueshëm

Shkup, 24 gusht – Prokuroritë nuk kanë kuadër të mjaftueshëm. Flitet për rritje të administratës, por askush nuk thotë se pikërisht në gjyqësor po zvogëlohet administrata, deklaroi kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publikë, Antonio Jolevski, në deklaratën e sotme për media pas seancës së sotme të Këshillit lidhur me shqyrtimin dhe miratimin e Projekt-propozimit për buxhetin e Këshillit dhe Planin Strategjik të Këshillit.

Ai gjithashtu informoi se në këtë moment pritet nga Ministria e Financave dhe Ministria e Shoqërisë Informatike të miratojnë për punësim..

Jolevski theksoi se sipas raporteve ka 380 të punësuar në të gjitha prokuroritë nga 1,100 që janë të nevojshëm, duke theksuar posaçërisht shërbimin e ekspertëve ku theksoi se disa prokurori nuk kanë asnjë daktilografist. Ndërsa nëse u përcaktohen paratë që  ata të kenë buxhetin e tyre, siç tha, shumë do të përmirësohet gjendja e tyre. 

 “Plotësimi i vendeve të prokurorëve publikë me të vërtetë është prioriteti ynë. Kemi katër prokurori me nga një prokuror, një prokurori me 10 vite pa prokuror dhe kemi edhe prokurori të tjera me dy-tre prokurorë nga shtatë apo tetë të nevojshëm. Që qytetarët të mund të marrin ndihmën dhe shërbimin e tyre, duhet të ketë njerëz që do t’i ndihmojnë”, tha Jolevski.

 Shtoi se sipas sistemit të karrierës, në prokuroritë e larta duhet të zgjidhen kuadro me përvojë të caktuar pune, ndërsa ka kuadër të zgjedhur para dy vitesh që gjithashtu nuk i plotësojnë kushtet për të arritur në prokuroritë më të larta, por tha se prokuroritë më të larta po zbrazen.

Lidhur me pyetjen nëse me punën e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë, mund të plotësohen këto vende në një kohë të afërt, ai kategorikisht tha se nuk është e mundur të prodhohet kuadro sepse do të duhen dy vjet e gjysmë për gjeneratën e ardhshme e cila tani e jep provimin pranues. 

 Lidhur me mënyrën e aplikimit Jolevski tha se kjo mund të plotësohet me ndryshime të ligjit ose gjatë aplikimit në akademi ose të mundësohet zgjedhje  para se të fillojnë  në akademi. Nëse e jep provimin pranues për akademi, gjegjësisht ne të zgjedhim kuadro që do të punojnë nën mentorim.

Përveç Strategjisë, ku prioritet është plotësimi i kuadrove, Këshilli në seancën e sotme e miratoi edhe Propozim-projeksionin buxhetor, ku në pjesën e pagave përfshin rreth 81 për qind, rreth 14-15 për qind të zërave të tjerë për furnizim  të mallrave dhe shërbimeve dhe rreth pesë për qind janë në pjesën e  pajisjeve. 

 Ai gjithashtu e  përmendi propozimin e tij, i cili u pranua, që në planin e veprimit dhe strategjik që duhet të funksionojë në vitet 2023-2027, parashihet formimi i një organi të posaçëm, një këshill i pavarur buxhetor i prokurorisë publike, të cilin do ta merrte në fillim të vitit paratë të cilat janë paraprë në përputhje me ligjin, këshilli gjyqësor t’i marrë ato para të cilat janë paraparë, kështu që ata do t’i shpenzojë më tej, do të vlerësojnë sa kuadro u duhen, sa do të pranojnë, sa do të largojnë.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss