Shkup, 14 shtator – Nga Qeveria e Shqipërisë, e cila është anëtare e NATO-s, kemi garanci se regjistrimi në atë vend do të bëhet në përputhje me të gjitha standardet botërore, standardet e Eurostatit, ndërsa ne do të vazhdojmë t’u ndihmojnë maqedonasve tanë në Shqipëri, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit lidhur me vizitën e nënkryetares së Bullgarisë Iliana Jotova në Shqipëri, gjatë së cilës, siç është paralajmëruar, ndër të tjera, do të vizitojë Gollobërdën dhe do të hapë vitin shkollor ne nje shkolle ne Elbasan.
Jotova do të të qëndrojë në nga sot deri më 16 shtator me ftesë të shoqatës “Bullgarët në Shqipëri”, njoftoi BTA, ndërsa vizita e saj është në prag të regjistrimit të popullsisë në Shqipëri, gjë, siç njoftoi shërbimi i saj për shtyp, është një ngjarje e rëndësishme për pakicën kombëtare bullgare në Shqipëri që kur u njoh në vitin 2017.
Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari sot në ngjarjen me rastin e aktiviteteve ndërtimore nga ndërtimi i autostradës së Korridorit 10-d, seksioni Prilep – Manastir, tha se si shtet kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Shqipërinë dhe se popullatës maqedonase jemi duke i ndihmuar në shumë mënyra.

“Para një muaji, së bashku me kolegët e mi u kemi dhuruar maqedonasve tanë pajisje për pastrimin e rrugëve, bëhet fjalë për mekanizim, të cilin e kemi dërguar atje. Edhe ministri Bujar Osmani ishte pjesë e një projekti më të madh për dhurimin e mjeteve shkollore për maqedonasit tanë që jetojnë në Shqipëri, ne me këtë do të vazhdojmë”, tha Kovaçevski.
Ai përmendi se si qeveri ata e ndihmojnë popullatën maqedonase në Shqipëri dhe asnjëherë nuk u është kërkuar të bëjnë asgjë për asnjë strukturë politike.
Ai theksoi se qasja e kësaj Qeverie është e ndryshme dhe se ata i vlerësojnë dhe i ndihmojnë të gjithë maqedonasit në mbarë botën.
Nënkryetarja bullgare, siç është paralajmëruar, do të vizitojë fshatin Ostreni i madh, ku, siç thuhet, do të takohet me përfaqësuesit e pakicës kombëtare bullgare nga rajoni i Gollobërdës.

Fshati Gollobërdo dhe fshati Ostreni i madh ndodhen në skajin lindor të Shqipërisë. Ato janë të banuara më së shumti me popullatë maqedonase.
Nënkryetari dhe deputeti i VMRO-DPMNE-së Aleksandar Nikollovski sot në Fejsbuk ka bërë të ditur se Bullgaria është në kërkim të bullgarëve që nuk ekzistojnë në Shqipëri.

Në kuadër të vizitës së saj në Shqipëri, nënkryetarja bullgare Jotova do të takohet me presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj, me zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjetikës Belinda Baluku, me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikola dhe me ministrin e Punëve të Brendshme Taulant Bala. Sipas mediave bullgare, nënkryetarja bullgare do të ketë bisedime edhe me rektorin e Universitetit të Tiranës, prof. Artan Hoxha, ku mësohet gjuha bullgare. Në delegacionin e udhëhequr nga Jotova janë edhe profesorë nga universitetet bullgare dhe nga Akademia Bullgare e Shkencave, transmeton “24 orë”.