Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Joveski: Padrejtësia më e madhe është selektiviteti

Shkup, 11 maj – Prokurori Publik i RMV-së Lubomir Joveski, sot mbajti fjalim në ceremoninë solemne me rastin e pranimit të gjeneratës së tetë në trajnimin fillestar në Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publik “Pavell Shatev”. Kandidatët në trajnimin e Akademisë, Joveski u dëshiroj kryerje të detyrave në mënyrë të pavarur, autonome dhe joselektive.

Kjo është ditë e rëndësishme edhe për institucionet, për qytetarët dhe për shtetin, veçanërisht në këtë kohë kur në vend ka mungesë të prokurorëve publik dhe gjykatësve, konstatoi Joveski.

“Prej jush pritet të jeni garant për gjykim të drejtë efikas. E drejta duhet të jetë e qasshme për të gjithë qytetarët, sepse selektiviteti është padrejtësia më e madhe. Puna jonë duhet të jetë e pavarur dhe të bazohet në dëshmi dhe fakte në procedurë”, tha Joveski.

Vetëm sistem gjyqësor i pavarur dhe efikas do të jetë bazë për qytetarët të kenë besim më të madh në institucionet e gjyqësorit, tha ministri i Drejtësisë Nikolla Tupançeski, duke rikujtuar pjesëmarrësit në trajnim të Akademisë se të qenurit pjesë e pushtetit të tretë në shtet është sfidë, por edhe përgjegjësi e madhe.

Fillim të mbarë në trajnim dhe sukses në përfundimin e Akademisë, u dëshiroj edhe kryetarja e Gjykatës së Lartë Besa Ademi, kryetari i Këshillit të prokurorëve publik Antonio Jolevski si dhe zëvendëskryetari i Këshillit gjyqësor Selim Ademi.

Gjenerata e tetë në trajnimin fillestar në Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publik “Pavell Shatev” ka gjithsej 97 pjesëmarrës, ndërsa trajnimi i tyre do të vazhdojë 2 vjet.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.