Saturday, June 25, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Ju shkrihen në gojë: Krepa të pjekura me djathë, proshutë dhe salcë beshamel

Zëvendësoni musakanë me një pjatë të shijshme krepash

Përbërësit:

Për krepat:

▪ 8 vezë
▪ 450 ml qumësht
▪ 80 g gjalpë të shkrirë
▪ 300 gr miell
▪ 1 lugë çaji kripë
▪ 15 g sheqer
▪ 150 g proshutë
▪ 150 g djathë të fortë

Për salcën beshamel:

▪ 30 g gjalpë
▪ 30 g miell
▪ 300 ml qumësht
▪ 50 g djathë

Përgatitja:

Rrihni vezët, më pas shtoni kripën, sheqerin dhe miellin. I bashkoni, më pas i hidhni qumështin dhe gjalpin e shkrirë. Skuqni krepat. I rendisni në një tepsi, por në mënyrë që një pjesë e krepave të dalin jashtë.

Sipër e rendisni proshutën dhe më pas djathin. Shkrini gjalpin, më pas shtoni miellin dhe qumështin, arrëmyshkun dhe kripën, i trazoni dhe i kaurdisni derisa të trashen.

Mbi djathin hidhni beshamelin, më pas rregulloni krepat, sërish proshutën, djathin dhe beshamelin e kështu me radhë derisa të harxhoni materialin. Rendi i fundit duhet të jetë një krepë. Palosni ato pjesë të krepave që dalin nga tepsia dhe lyeni me beshamelin e mbetur.

I spërkatni me djathë të grirë dhe i piqni në furrë në 180°C për afro 15 minuta.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.