Friday, September 30, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Juventusi me ndryshime taktike ndaj Benficas – formacioni i mundshëm

Juventusi pritet të luajë me tre mbrojtës në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Benficas, të cilën duhet doemos ta fitojnë.

Ndërkaq, në ndeshjen që zhvillohet sonte (e mërkurë), Zonja e Vjetër pritet të startojë me Dusan Vlahovic dhe Arkadiusz Milik së bashku në sulm.

Trajneri Massimiliano Allegri ka probleme të shumta me lëndime, ndërsa të zgjedhurit e tij i kanë fituar vetëm dy nga gjashtë ndeshje zyrtare këtë sezon.

Angel Di Maria është në bankën rezervë, derisa Alex Sandro është bashkuar me Manuel Locatelli e Adrien Rabiot në listën e të lënduarve. Mungesat afatgjate, Paul Pogba, Wojciech Szczesny, Federico Chiesa e Kaio Jorge, vazhdojnë të mbesin jashtë.

Formacioni i mundshëm i Juventusit (3-5-2)

Portier: Perin

Mbrojtës: Bremer, Bonucci, Danilo

Mesfushorë: Cuadrado, McKennie, Paredes, Miretti, Kostic

Sulmues: Milik, Vlahovic


Kujtojmë që Bianconerët e kanë humbur ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve në Grupin H nga Paris Saint Germaini me rezultat 2-1.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.