Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Ka mungesë kuadri në spitalin e Kumanovës, rikthehet në punë mjekja me akuzë për mito

Kumanovë, 20 Prill – Spitali i Kumanovës mbetet me kuadër të përgjysmuar mjekësor. Edhe ata mantel bardhë që janë, jo gjithherë i kanë pajisjet e duhura për të kryer ekzaminimet shëndetësore.

Ndonëse spitali duhet tu vijë në ndihmë mbi 200 mijë banorëve të zonës, nga kapacitetin e dërmuara spitalore, pacientët disa herë detyrohen tu mësyjnë Klinikave të Qendrës Universitare në Shkup, madje për një mjekim të vogël.

Që nga fillimi pandemisë kur reparti i ORL-së u bë kovid qendër, akoma vazhdon të jetë jashtë funksionit kapaciteti tyre spitalor shkaku mungesës së pajisjeve dhe operon vetëm me shërbimet ambulantore.

“Kemi pasur në të kaluarën eksod të kuadrit jashtë, të cilin nuk mund ta kompensojmë menjëherë. Ne nuk mund të sigurojmë çdo shërbim të kryhet në çdo spital sepse do të ishte ngarkesë e madhe për to. Për ORL-në kuadër ka, por një pjesë e pajisjes është e amortizuar dhe kohë pas kohe kemi defekte. Ne jemi në fazën e furnizimit të tyre, por kjo procedurë merr pak kohë”, tha Bekim Sali, Ministër i Shëndetësisë.

Pacientët kumanovarë ankohen se duhet të presin gjatë për një termin. Disa thonë se janë të detyruar të drejtohen klinikave private. Kurse ata që nuk kanë mundësi, bashkë vuajnë me sëmundjet e tyre deri sa të vijnë në radhë për një ekzaminim në klinikat shtetërore.

Në këtë mes raste jo të rralla ka pasur edhe me ryshfetin për tu mjekuar me urgjencë. Rasti i fundit ishte me mjeken specialiste të syve në repartin e Oftalmologjisë në Kumanovë. Pavarësisht se ndaj saj tashmë ka një procedurë gjyqësore, e njëjta është kthyer në punë.

“Po është kthyer në punë por vetëm për kontrolle ambulantore, por jo edhe për veprimtarinë që akuzohet se ka kryer vepër penale. Përderisa vazhdon procedura penale dhe deri në sjelljen e vendimit të plotë fuqishëm nuk kemi të drejtë ta ndalojmë. Ne i kemi shqiptuar masë disiplinore për largim të përkohshëm nga puna, por në konsultim me avokatin e spitalit ne nuk kemi të drejtë të kryejmë ndalesë për të gjitha aktivitetet mjekësore”, u shpreh Snezhana Zaharieva, Drejtoreshë e Spitalit të Kumanovës.

Autoritetet shëndetësore u zotuan se Spitali i Kumanovës do të pajiset edhe me mamografi të re, duke shtuar se së shpejti planifikohet furnizim i madh për rezonanca magnetike dhe tomografi kompjuterike të cila do të realizohet nëpërmjet një kredie nga Banka Botërore.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.