Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Kacarska: Deputetët ta respektojnë Kushtetutën

Shkup, 14 prill – Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska sot përsëriti se gjendja në Gjykatë është alarmante, për shkak se tashmë disa muaj është vendosur në pikëpyetje marrja e vendimeve për shkak të përbërjes jokomplete dhe i porositi deputetët që ta respektojnë Kushtetutën.

“Tani po punohet për një numër të madh rastesh. Sigurisht që numri prej mbi 30 çështjesh dhe situata në Gjykatën Kushtetuese është tashmë alarmante. Pikërisht në këtë situatë dua të them vetëm se besoj se deputetët e njohin Kushtetutën, besoj se e dinë përmbajtjen e nenit 51 paragrafi 2 të Kushtetutës, sipas të cilit secili janë të detyruar ta respektojë Kushtetutën dhe ligjet. Prandaj do t’u thoja deputetëve – respektoni Kushtetutën!”, tha Kacarska duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit para manifestimit me rastin e 30 vjetorit të Drejtorisë doganore dhe Ditës së doganave.

Në pyetjen nëse ka marrë përgjigje në letrat që i ka dërguar deri te kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, në të cilat kërkoi të gjendet mënyrë që të zgjidhen katër gjykatës dhe të kompletohet Gjykata, Kacarska u përgjigj se nuk ka asnjë informacion dhe se atë që e di opinioni e di edhe ajo.

“Gjykata Kushtetuese dje e ka mbajtur seancën e 20-të për vitin 2022, në të cilën morën pjesë të gjithë pesë gjykatësit. Në rend dite janë vendosur tre nisma dhe një kërkesë për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarëve, por për asnjë nga pikat nuk u mor vendim/zgjidhje, për shkak të shumicës jo të mjaftueshëm të votave. Kjo është seanca e parë e Gjykatës, në të cilën nuk u miratua asnjë vendim ose zgjidhje nga pikat e parashikuara në rend dite”, kumtuan nga Gjykata kushtetuese. /Zhurnal.mk

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.