Shkup, 11 maj – Njësia për Krim Kompjuterik dhe Ekonomik pranë DPB Shkup sot ngriti padi penale kundër shkupjanit Z.A.(31), për shkak të ekzistimit të bazës së dyshimit për vepër penale të kryer “falsifikim dokumentesh” sipas nenit 378 paragrafi 1 dhe 3 i Kodit Penal, informojnë nga MPB.
“Gjatë vitit 2021, i denoncuari me patentë shoferi të falsifikuar për automjetin “Folksvagen Pasat”, të cilën e ka marrë nga një mik i tij, i cili e ka blerë automjetin nga një agjenci për renta, e ka dorëzuar si garancion në kompaninë financiare për miratimin e një kredie në vlerë prej 350.000 denarë”, sqarojnë nga MPB.