Wednesday, September 27, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

“Kam marrë kërcënime me vdekje”- Çfarë deklaroi pak para se vritej kandidati për president i Ekuadorit, si doli hapur kundër karteleve të drogës

Kandidat për President në Ekuador, Fernando Villavicencio, i cili ka folur kundër karteleve të drogës e korrupsionit, u qëllua për vdekje të mërkurën (9 Gusht) në një tubim politik në kryeqytet.

“Ju siguroj se ky krim nuk do të mbetet i pandëshkuar. Krimi i organizuar ka shkuar shumë larg, por ata do të ndjejnë peshën e plotë të ligjit”, tha Presidenti Guillermo Lasso.

Vrasja e kandidatit erdhi më pak se dy javë përpara zgjedhjeve presidenciale të 20 gushtit.

Ndërkohë i dyshuari ndërroi jetë pas plagëve të marra gjatë përplasjes me armë zjarri me sigurimin.

Gjashtë persona të dyshuar si të përfshirë në atentatin ndaj Villavicencio.

Ky i fundit në një fjalim në fushata përpara se të ekzekutohej tha se kishte marrë kërcënime të shumta me vdekje, duke përfshirë nga bashkëpunëtorët e kartelit Sinaloa të Meksikës, një nga grupet ndërkombëtare të krimit të organizuar që veprojnë në Ekuardor.

Ai tha se gjatë fushatës ka marrë kërcënime nga grupe të tilla.

“Këtu po tregoj fytyrën time. Unë nuk kam frikë prej tyre”, tha Villavicencio në një deklaratë, duke iu adresuar bosit të arrestuar të krimit, José Adolfo Macías i njohur me pseudonimin e tij “Fito”.

Villavicencio ishte një nga tetë kandidatët për President, megjithëse jo kryesuesi.

Politikani 59 vjeçar ishte kandidati për Lëvizjen Build Ecuador.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss