Saturday, June 25, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Kamerat filmuan atentatin ndaj Erion Hasanbelliut në Belgjikë, u godit me 6 plumba

Erion Hasanbelliu i njohur ndryshe si Mikel Rakipllari u qëllua në Belgjikë me 6 plumba.

Ngjarja ndodhi para një hoteli në qendër të Brukselit mbrëmjen e 11 qershorit.

43-vjeçari sipas punonjësve nuk kishte asnjë lidhe me hotelin.

Dëshmitarët janë në shok.

Sipas medieve të huaja, ishte ende ditë kur autori qëlloi Hasanbelliun përpara hyrjes së hotelit në Adolphe Maxlaan në Bruksel, pranë De Brouckèreplein në qendër.

Prokurori publik i Brukselit nuk ka ende informacion për motivet e autorit.

VIDEO

43-vjeçari shqiptar është në rrezik për jetën.

Ai u godit nga 6 plumba në shpinë dhe në të pasme. U operua menjëherë por është në rrezik për jetën”, tha Martin François, zëdhënës i prokurorisë publike të Brukselit.

Gjithçka në kamera

Recepsioni i hotelit ka pamje nga vendi ku ndodhi incidenti. “Nuk e kemi idenë se kush është viktima, por kamera e sigurisë së hotelit ka filmuar gjithçka. Kolegu im e pa që ndodhi dhe është në shok”, thotë një punonjës i hotelit.

Sipas dy dëshmitarëve okularë, të cilët ndodheshin pak metra larg vendit të krimit, ishin dy burra, njëri qëlloi papritmas disa herë dhe ikën në një rrugë anësore në të majtë të hotelit. Ai ishte tullac, i vogël dhe trupmadh”, kujton gruaja.

Prokurori publik në Belgjikë ka caktuar një gjyqtar hetues i cili do ta trajtojë rastin si tentativë për vrasje./Abcnews.al

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.