Wednesday, February 21, 2024
spot_img

Latest Posts

Kanë përfunduar 58 për qind nga shpronësimi dhe 33 për qind nga hulumtimet gjeostrategjike për autostradat në korridoret 8 dhe 10D

Shkup, 1 shkurt – Kanë përfunduar tërësisht 58 për qind të projeksioneve për shpronësimin, si dhe 33 për qind e hulumtimeve gjeostrategjike për autostrada në korridoren 8 dhe 10 d, tregon raporti i mbikëqyrjes për progresin e punës për periudhën nga 1 nëntori deri më 31 dhjetor të vitit të kaluar. 

Raporti, i publikuar në ueb faqen e Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore (NPRRSH) tregon aktivetete të realizuesit për shpronësiml, hulutmime gjeostrategjilke dhe aktivitete tjera paraprake dhe specifikime për akset e parashikuara Tetovë – Gostivar-Bukojçan dhe Trebenishtë – Qafë Thanë të Korridorit 8 dhe Prilep – Manastir të Korridorit 10d.

Gjithashtu, janë shfaqir edhe transaksionet finaciare mes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe Ndërmarrjes  publike për rrugë shtetërore në kuadër të Programit prë financimin e infrastrukturës rrugore, gjegjësisht pagesave që përfundojnë tek kryerësit e punëve.

Në muajin nëntor është realizuar një transaksion në vlerë prej 223.596.680 denarëve. Në muajin dhjetor ka pasur pagesa në katër raste. Më 5 dhjetor janë paguar 245.606.294 denarë, më 28 dhjetor dy pagesa prej 669.225.176, përkatësisht 261.862.793 denarë dhe më 29 dhjetor 1.695.871.044 denarë.

Me Programin për financimin e infrastrukturës rrugore për këtë projekt vitin e kaluar janë paraparë 15 miliardë denarë, ndërsa për këtë vit në buxhetin e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve janë 15,1 miliardë denarë.

Kontrata me kontraktorin konsorciumin amerikano-turk “Behtel dhe Enka” është nënshkruar në mars të vitit të kaluar.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss