Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Kapet me katër emigrantë të paligjshëm në rrugën Tepelenë-Memaliaj, arrestohet 36-vjeçari

Policia e Gjirokastrës ka njoftuar sot përmbylljen e një operacioni për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, kundrejt fitimit.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin L. D., 36 vjeç, banues në Peshkopi, pasi është kapur duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip “Ford”, një aparat celular dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.