Monday, October 2, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Kasami mobilizon anëtarësinë në Shkup, caktoi koordinatorin e degës në Çair

Shkup, 31 korrik – Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami është takuar sot me struktura partiake në Shkup. Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në rrjetet sociale:

“Së bashku me kryetarët e degëve rajonale të Shkupit, sot realizova bashkëbisedim në Selinë Qendrorë të Lëvizjes BESA-Shkup lidhur me situatën aktuale politike si dhe me organizimin dhe fuqizimin e strukturave tona në Shkup dhe gjithë Republikën për parapërgatitjen e terenit për zgjedhjet parlamentare që na presin së shpejti!

Nga ky takim me unanimitet u vendos që koordinator për degën e Çairit të jetë Astrit Iljazi i cili njëkohësisht është këshilltar i Lëvizjes BESA në Komunën e Çairit! Bashkë më të fortë, gjithmonë me BESË!”, është shprehur Kasami.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss