Thursday, September 21, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

KATArsovska

Ishte nëntori i vitit 2021 atëherë kur çdo cep i Shkupit qau dhe e kuptoi se po fundoset. Atëherë kur Arsovska me një buqetë lule nga paraardhësi i saj Shilegov, mori detyrën dhe nuk dinte prej ku ta fillonte. Që atëherë, për KATArsovskën gjithçka shkoi KATASTROFË.

Shkruan: Zekirija Haxhiu

Që kur Arsovska erdhi në krye të Shkupit, Shkupi nga metropolë u shndërrua në qytet dytësor, e që ndoshta edhe Tetova është bërë më i bukur se kryeqyteti. Subvencione më nuk ka. Subvencionet për klima inverterë që me Shilegovin në krye arinin deri në 5000 familje, me Arsovskën ky numër u ul në 220 familje, ndërsa këto 220 aplikime u mbushën për vetëm 1 ditë, që më pas të bllokohet gjithçka dhe qytetarët harxhonin tërë ditën para telefonit për të aplikuar por aplikacioni nuk punonte.

Bulevari Nikolla Karev, pjesa poshtë kazermës, sot gjendet në të njejtën gjendje siç e la Petre Shilegov, ndërsa ura ASNOM në Aerodrom gjithashtu qe 1 vit nuk është lëshuar në përdorim sepse nuk është gjetur zgjidhje me banorët përreth lumit Vardar. Kjo urë, do të shkarkonte ndjeshëm komunikacionin drejt Aerodromit sepse nga hoteli Rusija, për 5 minuta me veturë do të arriheshte te qendra tregtare Mavrovasja. Kjo urë do të lidhte pjesën prapa hotelit Rusia dhe pjesën ku ndodhet Higjiena Komunale, prapa East Gate.

Sa i përket Çairit, kujtojmë se Shilegov pati asfaltuar rreth e qark Çairin, zgjeroi bulevare dhe i zbukuroi ato me fidane. Arsovska deri tani as nuk e di rrugën si arrihet në Çair, ndërsa pati paralajmëruar pesë mega parqe, një prej të cilave do të ishte në Çair, por se ku në Çair, as ajo nuk e di e as çairasit.

Sa i përket transportit urban së fundmi, nuk e di nga t’ia filloj. Tanimë një muaj e më tepër shkupjanët po përballen me vështirësi në shërbimet e transportit urban. Shkupjanët me vështirësi dhe me vonesë po arrijnë në punë, në shkollë, e kjo përshkak se nuk ka autobusë. Edhe ato autobusë që janë, janë të stërmbushur, njerëzit një mbi një, duke kërkuar edhe një vend të lirë e duke thënë “ајде уште малце„. Deri tani qytetarët ndoshta mund të ngushëllonin veten me biçikleta, me trotinetë, por meqenëse moti po ftohet dhe temperaturat po ulen, kjo do t’i detyrojë qytetarët doemos të shfrytëzojnë transportin urban.

Shoferët hajdutë!

Kompanitë Makekspress dhe Sloboda Prevoz për momentin nuk qarkullojnë, nuk kanë mjete as për harxhimet e tyre, a e dini pse? Sepse “janë hajdutë”! Jo që janë me të vërtetë hajdutë, por ashtu i quan Arsovska. Hajdutë i quan Arsovska shoferët të cilëve u ka borxh 2 milion euro. Hajdutë i quan sepse nuk i përmbushkan obligimet nga marrëveshja, dhe u paguakan bileta qytetarëve duke i marë të hollat në xhep. Po hyri në labirintet gjyqësore kjo çështje, këshilltarët e VMRO-së në Shkup thonë se ky borxh nga 2 milion do të rritet. Qyteti i Shkupit falë Zotit gjithmonë ka patur shoferë të ndërgjegjshëm dhe transporti urban gjithmonë ka funksionuar në mënyrë esnafe dhe perfekte por që paaftësia e Arsovskës përpos që shkaktoi kaos në komunikacion, edhe këta shoferë i la pa bukë dhe i bëri hajdutë. Shoferët e autobusëve privatë paralajmërojnë se nëse deri të premten nuk ka zgjidhje, Shkupin do ta bllokojnë me 200 autobusë.

Ajo që është më e keqja, jozyrtarisht po flitet se nga kjo e premte që kaloi, nuk ka më naftë në garazhet e Autokomandës dhe në Gjorçe Petrov. Thuhet se të shtunën rreth 4 autobusë kanë ngelur pa naftë rrugëve të Shkupit. Thuhet se autobusët kinezë dy katësh pritet të ngelin pa naftë. Në funksion thuhet se do të ngelin vetëm autobusët MAN të cilët u blenë gjatë mandatit të Petre Shilegov. As që mund të paramendohet çfarë kaosi ende më i madh do të shkaktoheshte nëse autobusët nuk do të dilnin në qarkullim.

KATArsovska në krye të Shkupit erdhi me mbështetje të opozitës së atëhershme shqiptare, si dhe të opozitës maqedonase. Aleanca për Shqiptarët, Alternativa e VMRO-DPMNE ët gjitha u ngritën në këmbë për të ndihmuar Arsovskën me qëllim që ndoshta do të marin drejtori që janë në kompetenca të Shkupit. Aleanca dhe Alternativa dolën me slloganin “Pastër”, e që shumë qytetarë talleshin më pas se ky sllogan ka qenë me qëllim për të marë nën menaxhim Ndërmarjen Publike “Higjiena Komunale”. Pas zgjedhjeve lokale, këtë ndërmarje e mori nën menaxhim afaristi Zudi Enuzi Koka. Bashkëpunimi Alternativa-Aleanca nuk zgjati shumë dhe Alternativa pa shumë bujë, u fut në shumicën qeveritare për të zënë vendin e Besës. Edhe Aleanca tani që nuk i ka ngelur asnjë drejtori si opozitë, si duket po i bashkangjitet Alternativës në Qeveri.

Arsovska ndau rrugët edhe me VMRO-DPMNE-në

Lufta për tenderë dhe akuzat e ndërsjella u derdhën në sipërfaqe pas shkarkimeve dhe dorëheqjeve të derjtorëve të ndërmarjeve publike. Arsovska shpreheshte se akuzat nga DPMNE po i mer pasi ajo e kapi me “duart në mjaltë” drejtorin e tyre, ndërsa deri dje paska qenë kryetarja më e mirë… pssss…

Nga DPMNE thonë se Arsovska nuk ka dhënë llogaridhënie para qytetarëve në 1 vjetorin e saj si kryetare e komunës. Ajo pati premtuar ajr më të pastër, rrugë të reja, 5 bulevare, rrethrrotullime, parqe, aktivitete për ndërtimin e teleferikut nga Shkupi deri në Vodno të Mesme, linja më të shpeshta të transportit urban dhe shumë projekte të tjera me të cilat do të modernizoheshte Shkupi ndërsa deri tani asgjë nga kjo nuk është realizuar. Mund të themi vetëm se ka filluar ndërtimi i njërit prej 5 mega parqeve dhe atë në Gjorçe Petrov.

KATArsovska pati premtuar 250 eko autobusë të rinjë dhe transport falas për të gjithë qytetarët, por gënjeu rëndë qytetarët dhe mbështetësit e saj. Ajo ndërpreu mega projektin për BRT (Bus Rapid Transport) që e nënshkroi Petre Shilegov, e që Shkupin do ta bënte po aq të bukur sa Sofja, Beogradi apo Zagrebi. Për këtë ndërprerje tani Qeveria paguan penale sepse nuk respektoi marrëveshjen. Ajo në fakt nuk fitoi nga premtimet por nga mbështetja politike. Ndonëse ajo kandidoi si e pavarur, e gjithë opozita e mbështeti atë, por tani e gjithë opozita është penduar që kanë bërë këtë gabim.

KATArsovska fitoi nga pakënaqësia e qytetarëve ndaj LSDM-së

KATArsovska nuk është se fitoi me premtimet e saja për Shkup modern por më tepër fitoi nga mbështetja e opozitës dhe nga inati i qytetarëve ndaj LSDM-së. Bashkë me Shilegovin, humbën dhjetëra kandidatë tjerë të LSDM-së në qytete tjera, duke humbur kështu edhe Kumanovën. Politikat “e gabuara” për maqedonasit, i kushtuan shtrenjtë LSDM-së, madje ajo u pasqyrua edhe në zgjedhjet lokale. Shilegov nuk e meritoi humbjen, veçanërisht pasi në Shkup bëri kryevepra. Vetëm në Çair, aty ku ka shumicë shqiptare, asfaltoi rreth e qark bulevaret, ndërsa hapi edhe dalje të re nga Shkupi, direkt e në unazën e Radishanit. Bulevari Bosnja e Hercegovina tani i ngjanë një bulevari me standarde evropiane. Por puna e tij e pandalshme ishte e pamjaftueshme për të bindur shkupjanët se duhet edhe një mandat të dytë për të, edhe pse shqiptarët nuk e hodhën poshtë mundin e tij. Shilegov në komunat e Shkupit fitoi vetëm në komunat me shumicë shqiptare, në Çair dhe në Saraj.

KATArsovska është një mësim i mirë për të gjithë ne se nuk duhet të ngutemi, të mos vlerësojmë punëtorët, dhe të zgjedhim dikë pa përvojë, e pa mbështetje të askujt. Mesazhi nuk është se gratë janë të paafta por një femër si Arsovska, me gjestet e saja, nuk mund të udhëheqë me kryeqytetin e Maqedonisë. Shkupi është metropol, është zbukuruar tejmase, por këto pamje që i kemi sot, i largojnë jo vetëm qytetarët tanë por edhe turistët. Shkupi dhe shkupjanët nuk meritojnë një kryetare si Arsovska. Zgjedhjet tjera lokale janë në vitin 2025 e deri atëherë besoj se do të mbushemi me mend dhe të mos gabojmë edhe një herë.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss