Saturday, June 25, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Katër nga pesë fëmijë në Rripin e Gazës vuajnë nga depresioni, trishtimi dhe frika

Katër nga pesë fëmijë në Rripin e Gazës vuajnë nga depresioni, trishtimi dhe frika, të shkaktuara nga bllokada 15 vjeçare izraelite në atë territor bregdetar, thuhet në raportin e organizatës “Shpëtoni fëmijët” (Save the Children).

Gjatë përgatitjes së raportit të titulluar “Të burgosurit”, janë intervistuar 488 fëmijë dhe 168 prindër ose kujdestarë në Rripin e Gazës.

Bllokada e Gazës është vendosur në qershor të vitit 2007. që ka ndikuar seriozisht në ekonominë e saj dhe në mënyrë dramatike e kufizon udhëtimin. Kjo veçanërisht i ka prekur fëmijët, të cilët përbëjnë 47 për qind të popullatës së Gazës prej rreth dy milionë njerëz.

Rreth 800.000 fëmijë nga Gaza nuk dinë për jetën pa bllokadë, ndërsa kanë përjetuar gjashtë situata shumë të rrezikshme – gjashtë eksalime të dhunës dhe pandeminë me Kovid-19.

Në raport vërehet se shëndeti mendor i fëmijëve në Gazë është përkeqësuar në mënyrë drastike nga raporti i fundit i ngjashëm para katër viteve, me ç’rast problemet emocionale janë rritur prej 66 në 80 përqind.

Organizata pohon se më shumë se gjysma e fëmijëve në Gazë mendojnë për vetëvrasje, ndërsa tre prej tyre mendojnë për vetëlëndim.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.