Tuesday, January 31, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Katër viktima në një përplasje të dy helikopterëve në Australi

Katër persona humbën jetën dhe tre janë lënduar rëndë në përplasjen e dy helikopterëve që ka ndodhur sot në afërsi të një parku detar në shtetin australian Kuinslend, njoftoi policia lokale.

Përplasja ndodhi menjëherë mbi parkun tematik në plazhin verior të Gold Koust, një destinacion i popullarizuar turistik në Kuinslend, rreth orës 14 sipas kohës lokale, kur parku argëtues ka qenë i mbushur me familje që shijonin pushimet e shkollës verore, raportoi Skaj njuz.

Njëri helikopter u rrëzua, ndërsa tjetri arriti të ulet i sigurt, theksohet në kumtesën e policisë të policisë në shtetin australian të Kuinslendit.

Trembëdhjetë pacientë u janë vlerësuar lëndimet e marra në aksident, tha shërbimi për ndihmë të shpejtë në Kuinslend.

Byroja Australiane e Sigurisë së Transportit po e heton përplasjen, kumtuan autoritetet. Rajoni i Gold Koust është më i vizituari në janar, kur është sezoni i pushimeve verore në Australi.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss