Sunday, August 14, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

KB: Është e pamundur zgjidhja e problemeve botërore pa dialog midis SHBA-së dhe Kinës

Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh deklaroi se është e pamundur që problemet më të mëdha në botë, siç është ngrohja globale, të zgjidhen pa dialog efikas midis Kinës dhe SHBA-së, kumtoi zëdhënësi i tij Stefan Duzhariq.

“Për sekretarin e përgjithshëm, është e pamundur problemet aktuale në botë të zgjidhen pa dialog dhe bashkëpunim efikas midis dy vendeve”, tha Duzharik.

Hina transmeton se zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm u është përgjigjur pyetjeve lidhur me paralajmërimin e Pekinit për ta ndërprerë bashkëpunimin me Uashingtonin në disa domenë, duke e përfshirë edhe sferën e klimës.

Kina dje në mënyrë unilaterale kumtoi se e ndërpret bashkëpunimin me SHBA-në në tetë sfera, duke e përfshirë edhe dialogun midis komandantëve të lartë ushtarakë dhe bisedimet për klimën, si hakmarrje për vizitën e kryetares së Dhomës Përfaqësuese, Nensi Pelosi në Tajvan, kumtoi Pekini zyrtar.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës, gjithashtu, publikoi se ndërpret bashkëpunimin me Uashingtonin për parandalimin e krimit ndërkufitar dhe tregtisë me drogë, si edhe për riatdhesimin e emigrantëve ilegalë.

Pekini gjithsej i potencoi tetë masa të ndryshme.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.