Sunday, August 14, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Kërçovë, a po i marrin tenderët kompanitë e njëjta!? ASH me akuza, Dehari mohon

Kërçovë, 17 korrik – Komuna e Kërçovës vazhdimisht tenderët ua jep tre kompanive të njëjta. Sipas listës së publikuar nga “Open Finance” ato janë: “AS-Senjak”, “Lindi Dooel” dhe “Pucko Petrol”. Nga dega e Aleancës për Shqiptarët thonë se këto tre kompani janë të afërta me kryetarin e komunës Fatmir Dehari.

“Kjo lloj dukurie në dekadën e parë të veprimtarisë së tij që kryetari I Komunës në vazhdimësi prej kur ka marr mandatin e 2013 ka krijuar në komunë firma monopole dhe aspak të mos shpërndaj mjete tek firmat e vogla që mezi kanë mbijetuar periudhën që lamë pas shkaku pandemisë dhe shkaku kufizimeve dhe restrikcioneve që kanë qenë, prandaj ne si ASH kemi denoncuar këtë dukuri”- deklaroi Genc Selmani, ASH.

Por Dehari i mohon këto akuza duke thënë se tenderët çdoherë ndahen bazuar në ligjin për furnizime publike.

“Komuna e Kërçovës nuk ndan tender asnjëherë nga vullneti i saj dhe nga dëshira e saj, por gjithmonë bazuar në ligjin për furnizime publike dhe deri më tani jo vetëm për kohë pandemie apo një vit për para apo këtë vit por në 9-vjeçarin që lëmë pas, në të gjitha kontrollet që janë bërë nga institucionet e ndryshme, revizione nga institucione të ndryshme kompetente ne nuk kemi asnjë vërejtje”- deklaroi Fatmir Dehari, Kryetar i Komunës Së Kërçovës.

TV21 kontaktoi disa kompani por ato ngurojnë të flasin para kamerës. Një kompani e cila dëshiron të mbetet anonime, na dërgoi këtë mesazh.

“Gati 90% e tenderëve në Kërçovë merren në bazë të lidhjeve, nëse je i afërt me Deharin mund të fitosh tender në të kundërt vështirë. Tanimë të gjithë e dinë se në Kërçovë 90% të tenderëve të komunës i marrin dy kompani të afërta me kryetarin. Ka raste kur konkurron një kompani me çmim më të ulët se dy kompanitë e afërta me kryetarin, prishet thirrja për tenderim dhe përsëritet disa herë, derisa tenderi ta fitojë kompania e afërt me komunën. 3 mandate në krye te Komunës tenderët për asfalt dhe bekatonka i kane marr vetëm “AS-Senjak” dhe “Lindi”, gjë që është në kundërshtim me çdo lloj ligji që ekziston në vendin tonë!”- shkruan kompania anonim.

Dehari tha se Komuna e Kërçovës punon në bazë të ligjeve të shtetit dhe hodhi poshtë gjitha akuzat.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.