Wednesday, November 29, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Këshilli gjyqësor injoron “luftën e shpallur” nga Krenar Lloga!

Shkup, 9 nëntor – Prokurorët e gjyqtarët më tepër kontrollohen nga oligarkët sesa nga politika. Kështu ka deklaruar në Click Plus, ministri i drejtësisë, Krenar Lloga. E për të përmirësuar kaosin e krijuar në sistemin e drejtësisë, Lloga tha se do të punohet në tre pjesë të ndryshme, e për të cilat ka marrë mbështetje politike si nga partitë në pushtet, ashtu edhe prej atyre në opozitë. Bëhet fjalë për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, zgjidhja me sistemin AKMIS si dhe reforma në këshillin gjyqësor. E sa i përket Këshillit gjyqësor, Lloga tha se po formohet një grup punues prej ekspertëve më të mirë për të realizuar reforma në atë këshill. E këtë deklaratë të ministrit Lloga dhe veprimet e tij të fundit Këshilli gjyqësor i ka cilësuar si “luftë” prandaj edhe janë kundërpërgjigjur në këtë formë “nuk kemi qëllim të luftojmë me ministrin e Drejtësisë, Krenar Lloga”. Në fakt, ajo që po sheh dhe dëgjon publiku janë shumë “luftra” të brendshme që po zhvillohen brenda gjyqësorit, por që nuk dihet kush do ta fitojë betejën. Në njërën anë ndikimi politik e në anën tjetër ndikimi oligarkëve kanë bërë që gjyqësorit mos t’i besojnë as gjykatësit e lëre më qytetarët, shkruan Zhurnal.

Lloga deklartivisht shprehet se është duke bërë përpjekje për reforma të thella në drejtësi –

Prokurorët e gjyqtarët më tepër kontrollohen nga oligarkët sesa nga politika. Kështu ka deklaruar në Click Plus, ministri i drejtësisë, Krenar Lloga. E për të përmirësuar kaosin e krijuar në sistemin e drejtësisë, Lloga tha se do të punohet në tre pjesë të ndryshme, e për të cilat ka marrë mbështetje politike si nga partitë në pushtet, ashtu edhe prej atyre në opozitë. Bëhet fjalë për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, zgjidhja me sistemin AKMIS si dhe reforma në këshillin gjyqësor. E sa i përket Këshillit Gjyqësor, Lloga tha se po formohet një grup punues prej ekspertëve më të mirë për të realizuar reforma në atë këshill.

Vërejtjet më të mëdha ministri Lloga i kishte për përzgjedhjen e kryetares së re të Gjykatës së Kumanovës, Snezhana Manev. Në raportin vlerësues të kësaj gjykatëse, thuhej se e njëjta ka përdorur fjalë ofenduese në baza kombësie, por edhe ka zvarritur lëndët përmes sistemit AKMIS. “Raporti i tyre për gjykatën e Kumanovës thekson po ashtu se, sjellja vulgare me fjalë të ulëta të tipit që i kam edhe në raport këtu. Me fjalë të tipit, “shiptari, goveda, nesposobni”, tha Krenar Lloga – Ministër i Drejtësisë.

Ai shtoi se edhe përkundër faktit se në materialet e dorëzuara ka pretendime të rënda që tregojnë për dëmtim të integritetit të gjyqtarit, si dhe indikacione për keqpërdorime dhe ndikime të mundshme, mungon veprimi i Këshillit Gjyqësor.

“Ministria e Drejtësisë, përkundër të gjitha përpjekjeve të ndërmarra, nuk arriti të mësojë për asnjë masë që Këshilli Gjyqësor ka ndërmarrë për hetimin e gjendjes faktike dhe përcaktimin e përgjegjësisë në bazë të të gjitha pretendimeve të dorëzuara me shkrim dhe indikacione për gjyqtarin dhe Kryetarin e Gjykatës në Kavadar. Shfrytëzoj rastin që edhe një herë t’i bëj thirrje Këshillit Gjyqësor, si organ i pavarur dhe autonom, funksioni kryesor i të cilit është sigurimi dhe garantimi i autonomisë dhe pavarësisë së pushtetit gjyqësor që menjëherë të hapë procedurën për përcaktimin e përgjegjësisë për gjyqtarin dhe Kryetarin e Gjykatës Themelore në Kvadar, si dhe në afatin sa më të shkurtër të mundshëm të veprojë ndaj detyrimit ligjor për publikimin e procesverbalit të seancës së 454-të të Këshillit Gjyqësor, të mbajtur më 13 shtator 2023, për të ndërmarrë veprime konkrete në kuadër të kompetencave ligjore”, shtoi Lloga.

Këshilli gjyqësor: Nuk kemi qëllim të luftojmë me ministrin e Drejtësisë, Krenar Lloga –

Këshilli gjyqësor deklaratat e ministrit të Drejtësisë që kanë të bëjnë në lidhje me këtë organ i ka cilësuar si “luftë” kundrejt tyre, prandaj edhe janë kundërpërgjigjur në këtë formë. Këshilli gjyqësor i Republikës së Maqedonisë nuk ka për qëllim “të luftojë” me askënd, më së paku me ministrin e Drejtësisë, Krenar Lloga, kumtojnë nga Këshilli.

“Reagimi i këtillë i Këshillit gjyqësor, vjen me rastin e paraqitjeve të djeshme të ministrit Lloga, sidomos pas intervistës së tij të mbrëmshme televizive, në të cilën deklaroi se është në “luftë të hapur” me Këshillin gjyqësor”, theksojnë nga Këshilli.

Anëtarët e Këshillit gjyqësor potencojnë se ministri, i cili për nga funksioni është anëtar i Këshillit, është gjithmonë i mirëseardhur në seancën e këtij trupi, ku mund të diskutohet hapur për të gjitha çështjet e hapura dhe problemet në gjyqësor. “Në të kundërt, nga ana e shërbimeve të Këshillit gjyqësor i dërgohen rregullisht materiale për çdo seancë”, thonë nga atje. Nga Këshilli theksojnë se i pranojnë të gjitha kritikat me qëllim të mirë në llogari të tyren dhe në adresë të gjyqësorit, por, siç theksojnë, nuk mund të lejohet që ministri i Drejtësisë të dalë nga kompetenca e veta dhe të thotë se si duhet dhe çka të punojë Këshilli.

“Këshilli gjyqësor funksionon në pajtim me kompetencat e veta ligjore dhe çdo tentativë për implikim të drejtpërdrejt në punën e tij, do të interpretohet si “sulm” dhe presion i një përfaqësuesi të pushtetit ekzekutiv ndaj pushtetit gjyqësor”, thonë nga atje.

A i besojnë qytetarët dhe gjyqtarët Këshillit gjyqësor?

Një sondazh i OSBE-së që u publikua gjatë këtij viti zbuloi të dhëna shkatërruese mbi punën e gjyqësorit. 72 për qind e gjyqtarëve të anketuar nuk pajtohen se Këshilli gjyqësor është mbrojtës i pavarësisë së gjyqësorit. Më shumë se gjysma e prokurorëve në shtet besojnë se këshilli i tyre nuk vendos në mënyrë të pavarur. Sondazhi vjen në një periudhë trazirash në këshillin gjyqësor që ka rezultuar me dorëheqje. Faktori ndërkombëtar e vlerësoi trupin si të paligjshëm.

Për më tepër, si gjyqtarët ashtu edhe prokurorët publikë shprehën mosbesim të konsiderueshëm në punën e këshillave të tyre, ku tre nga katër gjyqtarë të anketuar u shprehën se nuk besojnë se Këshilli Gjyqësor mbron me sukses pavarësinë gjyqësore, ndërsa më shumë se gjysma e prokurorëve publikë të anketuar tregojnë se nuk besojnë se Këshilli i Prokurorëve Publikë merr vendime në mënyrë autonome dhe të pavarur. Dhe, këto të dhëna pasqyrojnë drejtësinë e vendit që ka përfunduar në greminë. /Zhurnal.mk

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss