Wednesday, February 21, 2024
spot_img

Latest Posts

Këshilli Gjyqësor ka marrë parashtresë dhe po vepron sipas vendimit të Gjykatës së Lartë për ndërtesën e LSM-së

Shkup, 1 shkurt – Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut njoftoi se me kujdes i ndjek  reagimet në opinion, në lidhje me vendimin e Gjykatës Supreme, që ka të bëjë me Lidhjen e Sindikatave të Maqedonisë dhe në kuadër të kompetencave të tij ndërmerr veprime në drejtim të konstatimit të gjendjes.

Deri te Këshilli është dorëzuar parashtresë nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, e njejta menjëherë i është caktuar një anëtari të Këshillit dhe në vijim është procedura rreth parashtresës.

Gjykata Supreme më 09.11.2023,  ka marrë aktvendim për lëndën REV 1-77/22, në të cilin paditës është Republika e Maqedonisë së Veriut kundër të paditurit, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë Shkup, për përcaktimin e së drejtës së pronësisë  të pronls së pantundshme që përfaqëson një ndërtesë administrative si objekt me interes të përgjithshëm për shtetin. Me vendim merret shtëpia e punëtorëve nga LSM-ja dhe i ndahet shtetit.

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë reagoi lidhur me këtë vendim dhe kërkoi dorëheqjen e gjykatësve Shpend Devaja, Nake Georgiev, Isamedin Limani nga Gjykata Supreme të cilët  kanë marrë aktvendim për konfiskimin e pronës së Sindikatës.

Kryetari i LSM-së Sllobodan Trendafilov tha se nëse gjyqtarët nuk japin dorëheqje do të fillojë procedurë për shkarkimin e tyre para Këshillit Gjyqësor. 

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss