Monday, February 6, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Këshilli i Prokurorisë të premten caktoi vazhdimin e mbledhjes për shefin e ri të prokurorisë së lartë

Shkup, 21 dhjetor – Këshilli i prokurorëve publik për të premten caktoi vazhdim të mbledhjes së 70-të, në rend dite të së cilës është zgjedhja e shefave të rinj të dy prokurorive të larta dhe gjashtë themelore publike, mes të cilave edhe shefi i ri i Prokurorisë së lartë publike – Shkup.

Në garë për shef të Prokurorisë së lartë publike Shkup ishin tre kandidatë, por pas tërheqjes së prokurores Fatime Fetai, kandidaturën e tërhoqi edhe Burim Rustemi. tani për tani kandidat i vetëm për funksionin mbetet prokurori aktual, Mustafa Hajrullahi.

Në rend dite të mbledhjes së 70-të të Këshillit të PP-së, janë edhe zgjedhja e prokurorit të lartë publik të Prokurorisë së lartë publike Shkup dhe të Prokurorisë së lartë publike Gostivar, si dhe të shefave të PP themelore në Manastir, Veles, Gostivar, Kavadar, Kumanovë dhe Shtip.

Përveç zgjedhjes së shefave të rinj, në rend dite, gjithashtu është edhe sjellja e vendimit për shpallje të konkursit për katër prokurorë publik në PTHP NKOK.

Zgjedhja e shefit të ri të Prokurorisë së lartë publike – Shkup ishte në rend dite të mbledhjes së 70-të të Këshillit të prokurorëve publik më 14 nëntor, por kur arriti kjo pikë, ajo ishte shtyrë që, siç ishte cekur, anëtarët të kenë mjaft kohë për shqyrtim të dosjeve të kandidatëve. Në vazhdim të mbledhjes së 70-të më 21 nëntor Këshilli për prokurorë publik nuk pati kuorum për të vendosë për këtë pikë dhe emëroi ushtrues të detyrës deri në krijim të kushteve për zgjedhje.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss