Wednesday, June 29, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Këshilltari i Ramës, Baton Haxhiu: Ballkani i Hapur, projekt i Soros

Këshilltari i Edi Ramës, Baton Haxhiu, thotë se nisma e “Ballkanit të Hapur” është projektuar nga George Soros.

Sipas tij, kjo nevojë ka lindur nga dështimi i Procesit të Berlinit, gjatë viteve 2013-2018.

Deri tani në këtë nismë janë tre shtete: Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Mali i Zi dhe Bosnja iu bashkuan për herë të parë në Ohër, por si vëzhguese. Ndërkohë, Kosova ka refuzuar të bashkohet dhe ka deklaruar se mbështet Procesin e Berlinit.

“Samiti i djeshëm ishte një sukses për arsye të ndryshme. E para nëse koncepti Open Balakan i konvenon dikujt, i konvenon shqiptarëve se janë 7-8 milion në Ballkan. Me anë të kësaj nisme arrijnë qëllimin për të cilin janë refuzuar prej një shekulli.

Kjo iniciativë është për të treguar fuqinë r tyre e për të refuzuar një përçmim që BE-ja i ka bërë. Ajo që jam i sigurt është se Procesi i Berlinit nga 2013-2018 ka dështuar.

Ky dallim me procesin e Berlinit dhe refuzimi i Shqipërisë ka detyruar një proces alternative që ka mbështetjen amerikane me projektues George Soros. Ajo që dua të them është që imazhi I pesë shteteve tregon për një lidership dhe nëse është dikush që e mbron Europën nga një konflikt në Ballkan, këtë meritë e ka Edi Rama”, u shpreh Haxhiu në “Top Story”.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.