Prej kohësh në rrjet kanë qarkulluar lajme se pas ndarjes nga Bad Bani, Kendall Xhener ka nisur një lidhje me futbollistin Kilian Mbape-n.
Ndonëse asnjëri nga dyshja nuk i kanë konfirmuar akoma lajmet, veprimi i fundit i yllit televiziv i ka shtuar akoma më shumë dyshimet për një romancë dashurie mes tyre.
Të gjitha motrat Kardashian përveç Kortnejt, e cila është në pritje të ëmbël, morën pjesë në koncertin e fundit të Bijonces, ndërsa me përjashtim të Xhenerit, ato shoqëroheshin nga dikush. Kloe dhe Kim sollën fëmijët e tyre, Kris Xhener ishte e shoqëruar nga i dashuri, ndërsa Kendall ishte vetëm.
Ky veprim ka ndezur thashethemet në lidhje me supermodelen dhe futbollistin e njohur. Kujtojmë që lajmet për romancën e tyre filluan të qarkullojnë pas takimit të tyre në muajin mars, kur Kendall bëri një foto me të dhe nipin e tij, Seint, në Paris.