Friday, August 19, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Kina do të kontribuojë 50 milionë dollarë në fondin pandemik të Bankës Botërore

Kina planifikon të kontribuojë 50 milionë dollarë në fondin ndërmjetësues financiar të miratuar nga Banka Botërore për parandalimin dhe përgjigjen ndaj pandemisë, tha ministri kinez i Financave Liu Kun.

Duke folur në mbledhjen dyditore të ministrave të Financave të G20-s që u mbyll të shtunën, Liu Kun tha se anëtarët e G20-s duhet të vazhdojnë të ruajnë pozicionin e këtij grupimi si forum kryesor për bashkëpunimin ekonomik ndërkombëtar. Ata duhet të bashkërendojnë parandalimin dhe kontrollin e pandemisë me zhvillimin ekonomik e shoqëror, të mbrojnë sigurinë dhe qëndrueshmërinë e zinxhirëve industrialë e furnizues globalë dhe të parandalojnë përhapjen e rëndë negative të rregullimit të politikave prej disa vendeve.

Sipas tij, Kina i përkrah kanalet financiare të G20-s të zhvillojnë shkëmbime për politikat lidhur me ndryshimin klimatik dhe i përmbahet parimit të përgjegjësisë së përbashkët, por të ndryshme.

Liu Kun theksoi po ashtu se Kina është e gatshme të punojë së bashku me të gjitha palët për të arritur investime infrastrukturore me standarde të larta, me përfitime për popujt dhe të vazhdueshme.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.